loading...

Kurat natyrale në kushtet e shtëpise për presionin e ulët të gjakut

1.Uje me kripe

Uji me kripë ndihmon në trajtimin e presionit të ulët të gjakut sepse natriumi i kripës rrit presionin e gjakut. Mos e teproni me këtë produkt , pasi kripa e tepërt mund të jetë jo e shëndetshme. Thjesht përzieni gjysmë lugë çaji kripë në një gotë ujë dhe pijeni. Mund të pini edhe pije sportive me baze kripen.

2. Kafe

Të konsumosh një filxhan kafe të fortë, çokollatë të nxehtë, kola ose ndonjë pije me kafeine gjithashtu mund të rrisë përkohësisht presionin e gjakut. Nëse shpesh vuani nga presioni i ulët i gjakut, pini një filxhan kafe në mëngjes ose konsumojeni ate me vaktet e ngrenies, veçanërisht kur bëhet fjalë për hipotension ortostatik. 
Por mos e teproni  sepse efektet afatgjata të perdorimit te kafeinës nuk janë shume të qarta.
loading...