Zieni disa banane dhe pastaj pini infuzin para se të shkoni në shtrat. Ja çfarë ndodh me trupin tuaj

Sot ne po flasim për një recetë natyrore që është e mirë për shëndetin tuaj. Përbërësit e kësaj pije janë të veçantë. 

Bananja  është një burim i shkëlqyeshëm energjie për trupin.


Të pasura me kalium, një mineral që merr pjesë në të gjitha proceset muskulore në trup dhe prandaj eshte shumë i rëndësishëm për funksionimin e duhur të zemrës.

Dy ushqyes të tjerë të rëndësishëm tek bananja janë fosfori dhe magnezi.

Fosfori merr pjesë në procesin e tretjes së karbohidrateve; përkundrazi, magnezi prodhon energji qelizore dhe është esencial për relaksimin e muskujve (prandaj keshillohet për njerëzit që vuajnë nga stresi).


Përbërësi i dytë është kanella.

Kanella ndihmon në kontrollin e nivelit të sheqerit në gjak dhe kolesterolit dhe zvogëlon rrezikun e sëmundjeve të zemrës.

Sipas një studimi të kryer në Universitetin e Teksasit, kanella është një "shpresë" për trajtimin e sëmundjeve të ndryshme neurodegjenerative, duke përfshirë Alzheimer, Parkinson, sklerozë të shumëfishtë, tumor të trurit dhe meningjit.


Hulumtimet kanë treguar se kanella zvogëlon inflamacionin kronik të lidhur me këto çrregullime neurologjike; tek gratë ajo ndihmon për të luftuar infertilitetin, sepse ajo përmban cinnamaldehyde e cila sipas studimeve rrit progesteronin  dhe zvogëlon prodhimin e testosteronit tek gratë, duke ndihmuar në balancimin e hormoneve.

Gazeta mjekësore "Ushqyerja dhe kanceri" ka treguar se si kanella mund të zvogëlojë përhapjen e qelizave të kancerit.

Kanella ka treguar se eshte e afte të ulë simptomat që lidhen me dhimbjet e artritit, si dhe eliminimin e dhimbjeve të kokës dhe lehtësimin e migrenës.

Kanella është treguar si e efekteshme dhe kundër ulçerave, duke eliminuar bakterin H. pylori.

Testi i bërë në një universitet gjerman arriti në përfundimin se marrja e kanellës ne menyre te  përditshme përmirëson kujtesën dhe funksionin njohës.


RECETA

PËRBËRËSIT

1 litër ujë
2 banane të copëtuara;
2 copë kanellë;

PËRGATITJA

Vendoseni ujin në vlim me kanellën. Pas vlimit hidhni brenda  bananet dhe lerini ne uje te valuar .
deri sa te ftohen .


Kullojeni  dhe pijeni.

Bananja e lidhur me kanellën lehtëson tretjen, përmirëson gjumin, lufton anemine dhe diarrete.

Pini rreth një orë para se të flini.
loading...