loading...
12/06/2018

Bëni vetë nje pergatitje bimore për flokë të butë dhe të mëndafshtë per gjatë gjithë vitit

Si të beni një vaj  flokësh  të bërë vetë ne shtepi , bazuar në bime  dhe vajra esenciale për t'u kujdesur per to për të gjithë gjatë gjithë vitit. 



Përbërësit dhe procedurat që duhet të ndiqni

Kujdesi i  flokeve nje mision i vërtetë! Ashtu si pjesët e tjera të trupit, edhe flokët tanë kanë nevojë për vëmendjen e duhur. Nëse i  keni të shkurtër ose të gjatë, qofshin te drejte ose kaçurrelë, nuk ka rëndësi: ajo që ju duhet  të dini  eshte se flokët tuaj, si  në verë, ashtu dhe  në dimër, duhet të jenë të përkëdhelur dhe të mbrojtur. 

Si, mund te veproni  pra qe të keni  flokë të butë si mëndafshi dhe, mbi të gjitha, të shëndeteshem? 
A keni menduar ndonjëherë të bëni ne kushtet e shtëpise  një pergatitje  bimore me vajra vegjetal dhe vajra esenciale?

Në fakt, nëse nuk kanë vëmendjen e duhur, dielli, të ftohtit, nxehtësia ose klori i ujit, por edhe shampot e shpeshta jo gjithmonë me produktet e duhura dhe me ajër të kondicionuar, transformojne   flokët duke i bere te cregullt.


Ato mund të thahen dhe të dobësohen në një çast dhe kjo është arsyeja pse kujdesi per to nuk duhet humbur kurrë nga sytë. Dhe nuk është e vërtetë se vetem ata qe kane  mundesi  që te ndjekin sallonet e bukurisë mund ti kene te bukur .
 Për shembull, perdorimi i perzierjeve bimore  të flokëve  në shtëpi, është nje mundesi e mire  dhe efektive, për të mos përmendur të gjithe aditivët kimikë që ju mund te  shmangni.

Pse të përdorni një perzierje vajrash bimore  për flokët?

Përdorimi i përditshëm i një serumi bimor per flokët ka shumë përparësi:
 përveç që flokët të bëhen thjesht më të bukura,  keto vajra bimore ndihmojnë në hidratimin e tyre më shumë, për të parandaluar thyerjen dhe për të promovuar një ekuilibër të shëndetshëm në prodhimin e vajit natyror në flokët tona. .

Edhe nëse nuk keni nevojë, ju mund të përdorni një miks vajrash  çdo ditë, gjatë periudhes se dimrit ose pas një notimi në det ose në pishinë.

 Hidhni disa pika në pëllëmbët e duarve  dhe pastaj masazhoni boshtin e flokëve, duke shmangur që të kaloni vajin drejtpërdrejt në lëkurën e kokës (sepse mund ti bëjë flokët e zbehtë).


Përbërësit kryesorë që duhen përdorur për nje serum të flokëve të bëre vetë nga ne ne kushtet e shtepise

Vaji i  jojobas (Simmondsia chinensis)



Megjithëse vaji i jojobas është referuar si "vaj", do të ishte më korrekte te quhesh  "dylli i lëngshëm". Vaji i jojobas ka një mori aplikimesh të njohura në kujdesin e lëkurës, por mund të përdoret gjithashtu edhe për flokët.

 Në këtë pergatitje bimore qe do te bejme   , jojoba është vaji kryesor bazë: në sajë të vetive  të tije, rrit hidratimin e flokëve, ndihmon në parandalimin e thyerjes dhe ndihmon në rikthimin e flokëve të dëmtuar.



Vaji Argan (Argania spinosa)


Ka një arsye pse vaji i arganit njihet edhe si "ari i lëngët", "ari i gjelbër", "vaj i 100 virtyteve" dhe "vaj i mrekullueshëm", i pasur si vitamina E, me  fitosterole dhe antioksidantë. Të gjitha keto  përbërës që i japin atij cilësi ushqyese dhe hidratuese.
















Vaji i  Vitamines E


Plotësimi i Vitamines E është një praktikë e zakonshme për flokët, lëkurën dhe thonjtë e shëndetshëm, por a e dini se ju mund të përdorni  vajin e vitaminës E për të pasur  flokë të butë dhe të mëndafshtë?
 Vitamina E mund të ndihmojë në rikthimin e kësaj shtrese të yndyrës mbrojtëse, duke sjellë përsëri flokë të shndriteshem,e  të mëndafshtë.





Rozmarina (Rosmarinus officinalis)


Vaji esencial i Rozmarines forcon flokët dhe ofron një element qetësues, stimulues dhe aromatik. Rozmarina njihet  si nxites dhe ndihmues për  rritjen e flokëve kur masazhohen me te .
 Ajo gjithashtu mund të ndihmojë në forcimin e flokëve për të parandaluar thyerjen e mëtejshme.



Calendula ,kalendula (Calendula officinalis)


Njihet në mënyrë tipike për cilësitë e fuqishme të rigjenerimit të indeve, vaji i Calendula-s  gjithashtu ka një dhunti të fortë zbutëse që ndihmon në krijimin e flokëve të butë, të mëndafshtë dhe me shkëlqim. Jini të kujdesshëm që të përdorni një sasi të vogël, sepse perdorimi i tepert  i Calendulas mund të cngjyrose  flokët.






Në praktikën tradicionale ayurvedike, Centella asiatike  mbështet rritjen e flokeve dhe i jep   shkëlqim atyre.  Ajo mund të ndihmojë në rritjen e qarkullimit te gjakut dhe të parandalojë humbjen e flokëve, veçanërisht kur lidhet me stresin.





Receta për nje vaj dhe perzierje bimore  të bërë vetë ne shtepi

Mjetet e nevojshme per pergatitjen  janë: 

një shishe qelqi, një tenxhere, një peshqir  dhe një kavanoz qelqi të vogël me kapak.



3 lugë vaj jojoba

1 lugë gjelle vaj argan

25 pika vaj nga  vitamina E.

një majë  luge gjethe të thata trendafilash

10-15 pika vaj esencial rozmarine

Rreth gjysem  lugë gjelle bime centella asiatica të thata 
 Gjysem luge gjelle calendula të thata


Procedura

Vendosni centellan  dhe calendulan në një kavanoz xhami zjarr durues ,  pastaj mbulojini ato plotësisht me vaj jojoba dhe mbyllni kapakun. ku vete kavanozin e  vendosim brenda nje tenxhere me uje


 Vendosni  peshqirin ose copen poshte kavanozit te qelqit dhe brenda tenxheres me uje  ,  për të parandaluar plasaritjen  nga i nxhehti .

 Pastaj mbusheni tenxheren me ujë derisa të arrijë të paktën gjysmën  e kavanozit .
Ne kete pike i leme ne gjendje qetesie gjatë natës (ose për rreth 6-10 orë) ne menyre qe  bimët të perzihen dhe te leshojne ekstraktin  në vaj .


Pas kësaj kohe, vendosni ujin  të vlim, dhe  lereni kavanozin qe  të ftohet në temperaturën e ambjentit .

Në këtë pikë, filtroni bimët dhe hidhni vajin në një shishe qelqi. Shtoni vajin e vitaminës E, vajin esencial të rozmarines dhe gjethet e  thata te trendafilave , pastaj perfundoni mbushjen e  shishes me vaj argan.


Së fundi, për të përdorur serumin e bërë me vete, hidhni 5-10 pika nga ky miks vajrash në duar dhe pastaj me te masazhoni lehtesisht   flokët me lagështi ose të thatë. Ju do të keni  flokë shumë të butë!


  • Blogger Comments
  • Facebook Comments
Item Reviewed: Bëni vetë nje pergatitje bimore për flokë të butë dhe të mëndafshtë per gjatë gjithë vitit Rating: 5 Reviewed By: MEDIA CREATION