loading...
11/16/2018

Nëse nuk qan, trupi juaj do ta bëjë atë per ju

Nëse nuk qan, trupi juaj do ta bëjë atë për ju. Sepse kur dikush përpiqet të durojë, të ruajë qëndrimin, të mbajë gjithçka brenda vetes , vet njeriu përfundon duke shpërthyer.


Ne nuk jemi krijuar qe te ndrydhim emocionet dhe ndjenjat tona që synojnë të shprehen, manifestohen, dhe çlirohen.


Frika se si do të reagojnë të tjerët, kundrejt nesh  për ato që do të thonë për ne, ose frika qe te mos   refuzohemi, na nxit që të ruajmë brenda nesh atë që, herët a vonë, do të dalë me forcë.


Nëse nuk qani, do të filloni të vuani

Ata që gjithmonë mbajnë lotet janë të destinuar të vuajnë, të jetojnë një jetë të mbizotëruar nga trishtimi, depresioni, ankthi ...
Ju mbetet juve zgjidhja që te siguroni  që kjo të mos ndodhë: mbajtja e gjithçkaje brenda vetes nuk është qëndrimi i duhur.


 Le të marrim një shembull. Imagjinoni që partneri juaj ka një zakon të vërë këmbët e tija mbi tavolinë. Ju kurrë nuk u ankuat për këtë me pare, ndoshta sepse në fillim menduat se nuk ishte e bezdishme.

Faza e rënies në dashuri na pengon pak. Çfarë ndodh kur mbaron mahnitja? Ne kemi një pamje më të qartë të realitetit: ajo që kemi toleruar më parë, tani nuk ben gje tjeter vecse  na irriton  shumë.

Ndoshta do të filloni, herë pas here, ti thoni  "Ti e di që nuk më pëlqen" ose ta bëni partnerin të kuptojë, me shprehjen e fytyrës, se gjesti ju zhgënjen.

Por në qoftë se sinjalet që dërgoni nuk sjellin ndonjë ndryshim, do të durosh dhe do të durosh, me fytyre te ngrysur, derisa të shpërthesh.



 Gabimi i madh është të pretendosh se nuk na jep bezdi një gjest irritues, duke mos e shprehur  shqetësimin në kohën e duhur, duke pasur parasysh se, herët a vonë, arrijmë  ne një kufi ( limit).


Trupi juaj ju paralajmëron kur nuk ndjeheni mirëNëse e keni adoptuar si një mënyrë jetese, zakonin për të duruar, përthithur dhe mbajtur të gjitha emocionet tuaja brenda vetes , trupi juaj do të fillojë t'ju dërgojë sinjale paralajmëruese.Dhimbje koke të përsëritura, probleme të stomakut, ekzemë ose ndonjë problem tjetër shëndetësor i cili  mund të jetë një shqetësim i brendshëm që përpiqet të tërheqë vëmendjen tuaj. 

Është e rëndësishme të dëgjosh.

 Ndoshta ne nuk e kuptojmë se çfarë po ndodh me ne në planin fizik; nganjëherë është rezultat i një përvoje të kaluar që vështirë se mbajmë mend.Por nëse vendosni kufizime në jetën tuaj, nëse vuani nga periudha ankthi ose jeni të sëmurë për shumicën e kohës dhe ndjeheni të pakënaqur, dëgjoni trupin tuaj.Ai është i urtë. Nëpërmjet tij ne mund të kuptojmë dhe të arrijmë në zemër të problemit. Trupi nuk reagon rastësisht.Trupi dhe mendja janë të lidhura. Nëse i ktheni shpinën  problemit emocional, nuk mund të shpërfillni dhimbjen dhe sikletin e manifestuar nga trupi juaj.Por ka ende  më shumë. Nëse ju nuk  hetoni, nëse nuk kërkoni shkaqet që ju dëmtojnë, çrregullimi i stomakut mund të bëhet ekzemë, ekzema nje problem i qarkullimit  te gjakut  duke kaluar dhe ne një pezmatim te lëkurës së kokës. 

Trupi

Përderisa I injoroni sinjalet e tij, ai do te ju  dërgoje të tjera derisa të vendosni t'i jepni fund asaj që ju bën të pakënaqur.


Dëmet, traumat dhe përvojat

Problemet tona dalin nga bindjet, traumat dhe përvojat që ne vete vendosëm ti depozitonim në mendjen tone  ose të pakten ti eksperimentonim.

Nga ana tjeter , ato janë një mundësi e mirë për të hapur sytë, për të mësuar dhe për të ikur larg prej tyre.

Frika për të thënë "jo" mund të vijë nga një traumë apo një bindje që ne mbajmë brenda  që nga fëmijëria.

Frika e madhe për të thënë atë që ndiejmë kur lind emocioni mund të lidhet me një përvojë negative që ka shkaktuar pak vetëbesim dhe mungesë besimi tek ne.
 

Mos ju nenshtroni  gjithë kësaj. Nuk jeni të detyruar të përshtateni.



  • Blogger Comments
  • Facebook Comments
Item Reviewed: Nëse nuk qan, trupi juaj do ta bëjë atë per ju Rating: 5 Reviewed By: MEDIA CREATION