10/08/2018

Vajrat natyrale te cilat riaktivizojnë qarkullimin, bëjnë riasorbimin e venave me variçe si dhe celulitit

Celuliti është papërsosmëria kryesore e femrës. Ka shumë mjete dhe kura  natyrore  popullore për trajtimin e kësaj papërsosmërie. Natyrisht vajrat esenciale ne kete rast  nuk mund të mos mungonin



Celluliti. Çfarë është ai?
 
Celuliti është një çrregullim që lind si një papërsosmëri e lëkurës por mund të bëhet një patologji e vërtetë për shkak të mangesise së qarkullimit te lëngjeve dhe formimit të akumulimeve të qelizave të yndyrës, të cilat jane te  pakëndshme për tu parë dhe të dhimbshme për tu duruar.



 Origjina e tyre gjendet në faktorë të ndryshëm, duke filluar nga predispozita e lengjeve në vështirësi qarkulluese, nga problemet hormonale në stilin e jetës  deri në nje  dietë të pasaktë.

Pikërisht për shkak të ketyre  shumëllojshmeri  faktorësh nxitës, celuliti trajtohet në disa fronte, njëra prej të cilave është trajtimi me substanca që veprojnë jo vetëm si riparim por edhe si parandalim, në mënyrë që qarkullimi të funksionojë mirë, . Midis tyre, një rol të rëndësishëm luajne dhe  vajrat esenciale.



Vajrat esenciale janë të dobishme kundër celulitit sepse ato përmbajnë përbërësit më të mirë aktivë të  bimëve dhe mund te përdoren me sukses në trajtimin e celulitit. Nëse, për shembull, thupra është një diuretik i rëndësishëm që ndihmon në eliminimin e toksinave, vaji thelbësor i thuprës do të jetë i përshtatshëm për një masazh limfatik kullues që aktivizon qarkullimin dhe ndihmon në shmangien e stanjacionit të lëngjeve në inde. Vajrat esenciale janë përdorur kundër celulitit kryesisht përmes masazhit, në mënyrë që të depërtojnë thellë në lëkurë.

loading...


 Masazhi fillon me nje presion të lehtë, që  kryhet në mënyrë rigoroze nga poshtë lart, me lëvizje rrethore. Presioni intensifikohet gjithnjë e më shumë aty ku akumulimet e celulitit janë më të qëndrueshme.Për t'i dhënë fund masazhit, lirojeni presionin, në mënyrë që të lejoni që qarkullimi të rifillojë rrjedhjen normalisht ,dhe ku  me pas mund  të fshihet lehtësisht me një peshqir ose një letër të vogël.

 Masazhi mund të zgjasë nga 5 deri në 10 minuta dhe është një ide e mirë për ta bërë atë para se të shkoni në shtrat, kështu që vetite e dobishme të vajrave esenciale mund të vazhdojnë të punojnë dhe te jene aktiv gjatë natës.


Cilat jane vajrat  esenciale për celulitin

Vajrat thelbësore me të dobishem kundër celulitit janë të shumta, sepse në natyrë ka shumë bimë të pasura me veti  të dobishme qe ndihmojne celulitin.


Duke filluar nga  portokalli,  dëllinja deri tek rozmarina,dhe me pas  tek barbaroza deri te limoni, dhe avokado , sic e shihni zgjedhja është e gjerë dhe gjithmonë fitimprurëse. 
 Vaji esencial i portokallit është ndër më të përdorurat kundër celulitit, sepse promovon rigjenerimin e qelizave dhe zbatohet me një masazh të vazhdueshëm në lëkurë, e bën atë më të butë dhe kompakt.


 Vaj esencial i  mandarines. Pas portokallit,gjithmone ne  familjen  e agrumeve ofron ndihmën e tij per kete problem , i cili stimulon qarkullimin . Në këtë mënyrë pengon formimin e skicave dhe injektimeve, dhe nëse ato tashmë janë shfaqur, arrin të shmangë përkeqësimin.


Vaji i  avokados. Avantazhi i avokados është se kryen një veprim riparues mbi lëkurën e dëmtuar për faktorë të ndryshëm dhe njëra prej tyre është celuliti. Në sajë të vajit te avokados, lëkura gradualisht merr një pamje të qetë dhe kompakte.




Vaji esencial i selvise. Vaji i selvise është veçanërisht i rekomanduar për ata që vuajnë nga venat me variçe dhe në të vërtetë është përdorur mbi të gjitha për vetitë e tij si vasoconstrictor. Në sajë të mbështetjes që ai ofron per lehtesimin e  qarkullimit, ai parandalon formimin e celulitit, dhe nëse celuliti eshte i   pranishem ai  shmang degjenerimin.

Vaji esencial i Rosemarines .  Ashtu si shumica e vajrave esenciale të përdorura në versionin anti-celulit, gjithashtu ndërhyn në rrjedhën e sipërme, duke parandaluar mbajtjen e ujit. Dhe më pak lëngje mbahen në trup, aq më pak celuliti formohet. Veprimi parandalues është pra mbizotërues në krahasim me atë kurativ.


Përzierja e vajrave esenciale të portokallit dhe dëllinjës
 
Doza e përbërësve është e vlefshme për një masazh të vetëm. Nuk rekomandohet të përgatitet për disa ditë, sepse pa konservues përzierja tenton të dëmtohet dhe te humbase vetite nese nuk perdoret menjëherë.

Përbërësit: 2 lugë vaj  bajame te
ëmbël; 8 pika vaj dëllinje; 8 pika vaji livandoje.
Përgatitja: përzierni vajrat në një ene  të vogël, duke i perziere  pak.
Përdorimi: masazhojeni ate në lëkurë të pastër dhe të thatë.



 
  • Blogger Comments
  • Facebook Comments
Item Reviewed: Vajrat natyrale te cilat riaktivizojnë qarkullimin, bëjnë riasorbimin e venave me variçe si dhe celulitit Rating: 5 Reviewed By: MEDIA CREATION