loading...
10/09/2018

Si të kultivojme avokadon në shtëpi

Per te gjithe te apasionuarit e bimeve dhe luleve 

Kultivimi i avocados në shtëpi është i thjeshtë dhe i përballueshëm për të gjithë. Mund te fillohet nga  fara e madhe që është brenda frutit , ne mund të rrisim një pemë të vogël që, nëse jemi me fat, mund të japë fryte në të ardhmen. Më poshtë shpjegojmë se si ta bëjmë.

loading...
Mjafton vetëm të merrni një avokado, nga e cila ju duhet të merrni farën e madhe qendrore. Pasi lahet mirë, ne vendosim tre ose katër kunja ne forme kryqi, siç tregoohet në foton siper . Ideja është që ta vendosni në nje kavanoz por pa e zhytur ate  tërësisht brenda.


Fara e avokados duhet të vendoset në një gotë ose ene  plotë me uje, dhe të vendoset në një cep shumë të ndritshëm të shtëpisë. Është e nevojshme të prisni derisa rrënjët të celin, e cila zakonisht ndodh pas dy ose katër javësh (në varësi të dritës dhe temperaturës). Rrënja duhet të arrijë një gjatësi prej 10 centimetrash.

Sapo të arrijmë këtë gjatësi, ne heqim kunjat dhe ujin, dhe ne transplantojmë avokadon në një vazo plot me dhe dhe pleh se bashku . Do të duhet rreth një muaj që të shikojme  gjethet e para.

Avokado duhet të mbillet  në periudhen e  pranverës. Ai ka nevojë për shumë ujë, aq  here sa te shohim se siperfaqja e dheut eshte e thare . Ju mund të shtoni një pleh biologjik për të optimizuar rezultatet.

Avokados i duhen  rreth 6 vjet për të dhënë fryte. Duhet shumë durim, por rezultatet do të jenë të kënaqshme.


  • Blogger Comments
  • Facebook Comments
Item Reviewed: Si të kultivojme avokadon në shtëpi Rating: 5 Reviewed By: MEDIA CREATION