10/07/2018

Këshilla budiste: kur nuk dini çfarë të bëni, mos bëni asgjë

Të gjitha përgjigjet gjenden në qetësi. Të mos bëni asgjë, kur nuk dini çfarë të bëni, është zgjidhja e duhur. 



 Ndonëse kjo mund të duket kontradiktore dhe e palogjikshme, ky këshill i lashtë budist mund të jetë zgjidhja e problemeve tona.
Por çfarë do të thotë të qëndrosh i qetë? Ne i referohemi para së gjithash qetësisë mendore, heshtjes. Për të qenë në gjendje të eliminojmë nga mendja "zërin" që na pengon të dëgjojmë zgjidhjen
Mund të duket kontradiktore, sepse kur ballafaqohemi me një problem, ne angazhohemi për të kërkuar zgjidhjen në kohën më të shkurtër të mundshme. Dhe pikërisht në këtë moment mendja fillon të bëjë një mijë kthesa, duke bllokuar çdo veprim krijues që mund të shfaqet. Çështja kryesore është kjo: të dini si të qëndroni të qetë në mes të stuhisë.Qetësimi i mendjes në rrethanat që na nxitin të bëjmë të kundërtën duket utopike, por jo. Ju nuk jeni vorbulla e mendimeve që fryjnë kokën tuaj, ju jeni vetëm vëzhguesi që është në mes të problemit. Ju jeni ndërgjegjja, e cila pret të dëgjohet.

Si ta arrijmë këtë gjendje të qetë që na lejon të zgjidhim problemet? Sigurisht përmes heshtjes. Për të jetuar në lumturi dhe dritë, heshtja është thelbësore, e brendshme dhe e jashtme. Një mbyllje fizike me një mendje plot zhurmë është e padobishme.  


Heshtje brenda dhe jashtë.Mjafton vetëm pak kohë në ditë, për të qenë në gjendje të ribalancohemi  dhe pastaj të dalim nga zbrazëtia e brendshme. Për shembull: përpiquni të mbani mend "problemin" që nuk dini të zgjidhni dhe përpiquni ta imagjinoni  sikur ta vendosni ate  në një kuti dhe ti a dorezoni vetvetes"

Meditimi gjithashtu ndihmon: mjaftojne 10 minuta në ditë. Të bërit asgjë,  per momentin  na lejon të rivendosim një ndjenjë të qetë. Dëgjoni muzikë relaksuese, vëzhgoni dhe mendoni. Lëvizni nga konteksti juaj, bëni një shetitje nese eshte e mundur , bëjeni  vetëm dhe lini orën qe  të kaloje ndërsa mendoni për diçka tjetër.
  • Blogger Comments
  • Facebook Comments
Item Reviewed: Këshilla budiste: kur nuk dini çfarë të bëni, mos bëni asgjë Rating: 5 Reviewed By: MEDIA CREATION