loading...
8/04/2018

Rruga e parë e ciklistike që prodhon energji diellore hapet në Amsterdam

Solaroad, pista e parë diellore (dhe ciklistike ) në botë hapet më 12 nëntor në Amsterdam, Holandë.



Dy mijë çiklistë kalojnë përmes rrugës  ciklistike me dy korsi që lidhin dy lagje periferike (Krommenie dhe Wormerveer) në Amsterdam, kryeqyteti i Holandës. Mes udhëtarëve dhe studentëve, çiklizmi është mjeti më i shpejtë i transportit për të lëvizur.

 Prej 12 nëntorit, një pjesë e kësaj rruge e gjate 70 metra do të bëhet e famshme si segmenti i   parë në botë me panele diellore të integruara. Emri i projektit është Solaroad dhe duket të jetë zgjidhje e përkryer për mjedisin, sepse jo vetëm, në vetvete, mund te perdoret si  një piste ciklistesh   për lëvizshmëri të qëndrueshme, me ndikim të ulët mjedisor, por përveç kësaj është në gjendje të prodhojë energji elektrike në një mënyrë të pastër .


 Segmenti eksperimental kushton rreth tre milionë euro, pothuajse tërësisht i mbështetur nga administratat lokale. Panelet fotovoltaike janë bërë nga qeliza diellore kristalore të silikonit dhe mbrohen nga një shtresë e tejdukshme e xhamit të shkrirë. 70 metrat e pistes diellore duhet të jenë në gjendje të mbulojë nevojat për energji elektrike të tre familjeve. 

 Jo shumë,  sepse panelet nuk mund të montohen në një pozicion të përshtatshëm për të kapur dritën maksimale të mundshme dhe për të siguruar performancë të lartë, por qëllimi është të përpiqen të shfrytëzojnë një zonë që përndryshe do të ishte e  mbuluar thjesht me asfalt.


Qëllimi është që të arrihen 100 metra te pistes  diellore dhe pastaj të provohet  të zgjerohet kjo ide edhe në seksionet  e rrugëve  tradicionale , ato që janë akoma të kalueshme  nga makina dhe automjete të tjera. Sipas faqes zyrtare të Solaroad, nëse të gjitha rrugët në Shtetet e Bashkuara te  ishin të shtruara me panele diellore, vendi do të prodhonte tri herë  me shume energjinë që prodhon sot, me një ulje të emetimeve të CO2 prej 75 përqindesh.



  • Blogger Comments
  • Facebook Comments
Item Reviewed: Rruga e parë e ciklistike që prodhon energji diellore hapet në Amsterdam Rating: 5 Reviewed By: MEDIA CREATION