loading...
8/19/2018

Retina artificiale, implantimi i parë në Itali: pacientet mund te shikojne perseri .

Implantuar në Milano proteksioni i parë subretinal që mund ti riktheje pjesërisht  shikimin një gruaje të verbër.



 Implanti i një proteze subretinare, një lloj retine artificiale që ishte futur në një grua të verbër, u krye për herë të parë në Itali.

Merita e kësaj ndërhyrjeje të jashtëzakonshme i atribuohet një ekipi mjekësor të specialistëve në operacionin vitreoretinal dhe oftalmoplastik të Njësisë së Oftalmologjisë të Spitalit San Raffaele të ICRCS të Milanos, nën drejtimin e dr. Francesco Maria Bandello




 .Gruaja, pas transplantimit, gëzon shëndet të shkëlqyeshëm dhe tashmë është nxjerre nga spitali. Ajo  duhet të prese për ndezjen graduale të mikroçipit para se të kuptoje  sa do të jetë në gjendje të shohë  edhe pse gjasat për të dalluar dritat dhe ngjyrat janë shumë të larta.

Mikroçipi i implantuar ka madhësinë prej 3 mm dhe 1,600 sensorësh. Marrësit dhe perdoruesit  e kësaj proteze revolucionare janë të verbërit e moshes se rritur që kanë humbur shikimin e tyre për shkak të sëmundjeve serioze gjenetike të retinës.




Nëpërmjet këtij mikroçipi te  prodhuar nga Retina Implant (një kompani gjermane) pacientit i jepet një pamje e pavarur e ambientit të jashtem.

Proteza subretinare vepron në fotoreceptorët e retinës që kanë funksionin e përkthimit të dritës në sinjale bioelektrike që arrijnë në tru nëpërmjet nervit optik.



Fotoreceptorët që janë jashtë përdorimit zëvendësohen nga një fotodiode, një pajisje elektronike mikroskopike e aftë për të transformuar dritën në një stimul elektrik.

Cirku nervor që lidh syrin me trurin stimulohet duke e vendosur atë nën retinë në macula. Qelizat që nuk funksionojnë zëvendësohen saktësisht nga mikroçipi i njëjtë.















  • Blogger Comments
  • Facebook Comments
Item Reviewed: Retina artificiale, implantimi i parë në Itali: pacientet mund te shikojne perseri . Rating: 5 Reviewed By: MEDIA CREATION