loading...
8/12/2018

Maska e bere ne kushtet e shtepise me efektin e Botox që eliminon rrudhat dhe linjat e ekspresionit

Egzistojne  një numër produktesh kozmetike që mund të ndryshojnë pamjen e lëkurës sonë.


  Megjithatë, shumica e tyre nuk ofrojnë rezultatet që premtojnë, dhe kushtojnë shumë para. Në natyrë ka përbërës që janë  të barabartë me keto produkte ose edhe më efektive.


Eshte 'rasti i këtij ilaçi që, përveç të qenit i lirë, është i lehtë për t'u përgatitur dhe ofron rezultate të shkëlqyera në një kohë të shkurtër. Duke ndjekur recetën që vijon, ju mund të përgatitni një maskë DIY  (te bere vete ) bazuar në niseshte misri, e njohur edhe si "maizena", e cila ka një efekt të ngjashëm si botox.


Niseshteja e misrit ka një fuqi të madhe astringente (regjese) , në gjendje të zvogëlojë prodhimin e sebumit  në fytyrë. Përveç kësaj, duke e kombinuar atë me përbërës të tjerë natyrorë, mund të arrini efekte vërtetë të pabesueshme.

Ju nevoitet :


 1 lugë gjelle niseshte misri,
 5 lugë lëng karrote, 
1 lugë gjelle kos natyral (pa aromë), 
150 ml ujë të pijshëm.
 

Pergatitja

Përzieni niseshten  e misrit me 50 ml ujë deri sa të shkrihet tërësisht. Zieni 100 ml ujë të mbetur ne nje ene tjeter deri sa te vloje , pastaj shtoni niseshtën e tretur dhe përziejeni mirë, derisa të perftohet dhe te kemi  një mase homogjene. 

Lereni  të ftohet deri sa te vaket   dhe ne të shtoni kosin  dhe lëngun e  karrotave. Përziejeni te gjitha se bashku dhe  lereni  të ftohet plotesisht.


Perdorimi

Për të aplikuar këtë maskë, së pari lani fytyrën tërësisht, thajeni mirë. Përdorni një tampon ose nje penel  për të shpërndarë maskën në të gjithë fytyrën tuaj, duke ndjekur lëvizjet nga lart poshtë. Lëreni të thahet për 15 minuta, pastaj shplajeni  me ujë të ngrohtë.

Aplikoni maskën 3 herë në javë për të marrë rezultate nga muaji i parë.

  • Blogger Comments
  • Facebook Comments
Item Reviewed: Maska e bere ne kushtet e shtepise me efektin e Botox që eliminon rrudhat dhe linjat e ekspresionit Rating: 5 Reviewed By: MEDIA CREATION