loading...
7/16/2018

Si të beni furren e gatimit te shkëlqejë pa përdorur detergjente

Nëse dëshironi të shmangni përdorimin e detergjenteve që ndotin mjedisin dhe ndoshta ndikojnë në shijen e ushqimit që përgatisni, mund të provoni disa metoda natyrale për të pastruar furrën.


 Mjaftojne vetëm dy përbërës që në kuzhinë nuk mungojnë kurrë: kripa dhe uthulla. Dhe dy përbërës të tjerë që ne nuk mund të bëjmë pa to , si për përdorimet e tyre të ndryshme, si dhe  për vetitë e tyre fantastike: limoni dhe bikarbonati (soda e bukes).

Për ta pastruar furrën me këto ushqime, ju në përgjithësi ngrohni furrën dhe e  leni  të nxehet. Dhe pastaj, në fund të "gatimit", ju do të kaloni sfungjerin  për të hequr papastërtitë.




3 metoda natyrore për pastrimin e furrës


loading...
 Uthulla

Uthulla është e pajisur me një fuqi të lartë të zgrasatimi dhe dezinfektimi. Nxehini  ujë në një ene  dhe pastaj shtoni ne te një gotë uthull. Kur uji fillon të valoj spostoni  tenxheren brenda  në furrë në temperaturen 100 ° C. Lëreni aty rreth 15 minuta në mënyrë që aroma e uthulls të përhapet në të gjithë furrën dhe pastaj nxirreni  atë jashte  në mënyrë që të ftohet. Përdorni një sfungjer  i  cili ju nevojitet  për pastrimin e pajisjes (furres ) duke e ngjyer brenda ne uthull : do të shihni se cfare shkelqimi do tju ofroje .


 Limoni

Edhe limoni është i përkryer për të pastruar muret e furrës. Se pari  merrni dy limone të mëdhenj dhe pasi ti keni prere  në gjysmë, shtrydhni   lëngun
dhe ferkoni mbi të gjithë sipërfaqen e furrës. Pjesen e mbetur te  limonave vendoseni  në një ene dhe futeni brenda ne furre ne temperaturen  180 gradë për 30 minuta. Pas kësaj kohe, fikni furren  dhe lereni  të ftohet. Jo vetëm që, ju do të jeni në gjendje të largoni pa pastertite  më shpejt, por ju do të siguroni  një aromë të shkëlqyeshme brenda furres .



 Bikarbonati (soda e bukes ) dhe kripa 

Bikarbonati  dhe kripa, të bashkuara, janë ne fakt   të përsosura në rast të mbetjeve ushqimore që tashmë janë të mbuluara prej pak kohesh . Përzieni dy përbërësit, shtoni një gotë ujë dhe kaloni përzierjen në të gjitha muret e furrës. Lëreni për rreth një orë dhe pastaj shplajeni  mirë ate. "






  • Blogger Comments
  • Facebook Comments
Item Reviewed: Si të beni furren e gatimit te shkëlqejë pa përdorur detergjente Rating: 5 Reviewed By: MEDIA CREATION