loading...
7/06/2018

Pickimi i mushkonjave : si të ndieni lehtësim të menjëhershëm me kura popullore

Kur vjen vera dhe ju normalisht mund te  kaloni  më shumë kohë jashtë, arrijne  në menyre te rregullt dhe te perpikte  mushkonjat famëkeqe .  


Dhe jo vetëm gjatë ditës, por ato janë në gjendje të na mbajnë  zgjuar pa  mbyllur  sytë dhe gjate nates .  

Mushkonjat  janë me të vërtetë të bezdiseshme, dhe duket se asgjë nuk mund t'i ndalojë ato. Në artikullin vijues do të gjeni informacione të dobishme se si të trajtoni  pickimet e insekteve.

Te kesh  një lehtësim të shpejtë pas një pickimi të insekteve është me të vërtetë e rëndësishme, pasi mund të jetë me të vërtetë i bezdisshëm. Plaga e shkaktuar nga pickimi, megjithëse jo e rrezikshme në shumicën e rasteve, duhet të trajtohet për të favorizuar  zhdukjen e acarimit ( irritimit).

loading...

Këshilla e parë është që të mos të kruheni. Sidoqoftë kruajtja mund të jetë e bezdisshme, mire po kruarja mund ta bëjë situatën edhe më te perkeqsuar.  
Mbani zonën e pickimit  gjithmonë të pastër dhe të thatë. Lajeni  me shumë ujë dhe sapun neutral, për të eliminuar pështymën e mushkonjave që shkaktuan acarimin.

 Uthulla e  molles. Është një antiseptik i shkëlqyer dhe do t'ju ndihmojë të parandaloni që të mos ju infektohet. Merrni nje cope  pambuku dhe lageni  në uthull molle dhe aplikojeni atë në vendet e pickuara për rreth 15 minuta.


 Aloe vera. Ndihmon në lehtësimin e kruajtjes dhe zvogëlimin e ënjtjes. Apliko xhelin e  Aloe Vera direkt në vendet e pickuara.

 Qepa . Eshtë e shkëlqyer për trajtimin e problemeve të lëkurës. Aplikoni një copë qepë mbi pickim  dhe lereni  të veprojë për disa minuta, pastaj lanjeni  me shumë ujë dhe sapun neutral.

 Mjalti. Ka vetitë antiseptike që na lejojn qe  të shërohemi më shpejt.

 Sapun neutral. Është i vetmi që duhet përdorur për të larë pickimet e  insekteve. Fërkoni pak sapun  mbi pickim , pa lagur atë: kjo do t'ju japë nje  lehtësim të përkohshëm.




  • Blogger Comments
  • Facebook Comments
Item Reviewed: Pickimi i mushkonjave : si të ndieni lehtësim të menjëhershëm me kura popullore Rating: 5 Reviewed By: MEDIA CREATION