loading...
7/15/2018

Konsumoni një lugë gjelle mjaltë dhe kanelle çdo ditë.

 Këtu janë disa nga  përfitimet qe ofrohen nga perdorimi i ketyre dy produktreve  për shëndetin tuaj ">



Kanella, e përdorur që nga koha e Egjiptit te lashtë për vetitë e saje mjekësore, është në gjendje të lehtësojë një sërë çrregullimesh dhe për këtë arsye hyn me plot te drejte tek ushqimet  e shëndetshme.Çfarë mund ti ofroje trupit tuaj një lugë me mjaltë dhe kanellë e konsumuar  çdo ditë, dy ushqime natyrale të pasura me kaq shumë virtyt.


 Të përdorura që nga kohërat e lashta si në mjekësinë kineze dhe ate  Ayurvedike, nëse kombinohen së bashku, ato duket se krijojnë nje substance që mund të ndihmojnë trupin në shumë situata.Të marra individualisht janë dy elementë natyrorë që gjithmonë janë konsideruar si miq të shëndetit.

Mjalti, fryt i zellshmërisë së bletëve, është një antibiotik i vërtetë natyror, si dhe mund te konsiderohet  dhe një ushqim i plotë. 

Kanella, është e pasur me antioksidantë, stimulon sistemin imunitar, është një dezinfektues i zorrëve, tonifikon, përmirëson tretjen, është një zgjidhje e shkëlqyer për ftohjet dhe diarrete, dhe shume e shume te tjera .

Sidoqoftë, nuk duhet ta ekzagjerojmë, me kanelle sepse konsumi i tepërt i saje  mund të jetë toksik për mëlçinë dhe veshkat dhe gjithashtu mund të ndërveprojë me disa ilaçe siç janë NSAIDs. Ne ju rekomandojmë që të mos merrni më shumë se 3 gramë në ditë.


 Le të shohim saktësisht se per çfarë përfitimesh behet fjale.

loading...
 Kombinimi i mjaltit dhe kanellës është i shkëlqyer për shëndetin e zemrës. Shtoni disa lugë kanelle në një kavanoz mjalti dhe përzieni mirë te dyja  për të perftuar një përzierje homogjene.

 Lyeni   bukën ose biskotat në mëngjes, çdo ditë, dhe efektet së shpejti do të vihen re. Ky kompleks është në gjendje të zvogëlojë kolesterolin dhe gjithashtu duket se zvogëlon rrezikun e ri infarktit tek pacientët me ifarkt . Forcon zemrën, forcon rrahjet e zemrës, arteriet dhe venat, duke reduktuar ndjeshëm rrezikun kardiovaskular.

Ndihmon për të trajtuar artritin. Shtoni në një gotë me ujë të ngrohtë 2 lugë mjaltë dhe gjysmë lugë gjelle pluhur kanelle dhe pini herët në mëngjes me stomak bosh dhe në mbrëmje para se të shkoni në shtrat.

Keto dy perberes se bashku ndihmojne për të luftuar infeksionet e veshkave dhe fshikëzës.  


Shtoni një lugë gjelle mjaltë dhe dy lugë çaji pluhur kanelle në një gotë me ujë të ngrohtë dhe përziejeni ate  mirë deri sa te shkrihen .
 Pijeni dy herë në ditë, në mëngjes me stomak bosh dhe pasdite. Ky kompleks është në gjendje të kryejë një veprim të fuqishëm antibakterial, mjalti siç u përmend më lart është një antibiotik natyror, i cili vret bakteret përgjegjëse për infeksionin e krijuar .


Kure e  shkëlqyeshme  për ftohjet. Për të trajtuar ftohjet, kollitjet dhe sinusit, shtoni një lugë mjaltë dhe një majë luge kanelle në një gotë me ujë të ngrohtë dhe pini disa herë në ditë deri në përmirësim.


Forcon sistemin imunitar. Konsumi i rregullt i mjaltit dhe kanellës, duke përdorur të njëjtat metoda të përdorura për shëndetin e zemrës, forcon qelizat e bardha të gjakut, mbron trupin nga sulmet nga bakteret dhe viruset dhe kështu ato e mbrojne ate  nga sëmundjet.



Ndihmon në humbjen e  peshës. Shkrini një lugë mjaltë dhe gjysmë luge kanellë në një gotë me ujë dhe pini gjysmë ore çdo ditë esell para se te hani mëngjes ,si  dhe gjithashtu  gjysmë ore para se të shkoni në shtrat per te fjetur . Humbja e peshës është e sigurt.



Redukton kolesterolin. Shkrini 2 lugë
gjelle mjaltë dhe 1 lugë gjelle kanelle në gjysmë litër ujë. Duke pirë këtë pije tri herë në ditë, është e mundur, në një kohë të shkurtër, që të ulni nivelin e kolesterolit te keq  LDL  me 10%, duke zvogëluar kështu rrezikun kardiovaskular.
  • Blogger Comments
  • Facebook Comments
Item Reviewed: Konsumoni një lugë gjelle mjaltë dhe kanelle çdo ditë. Rating: 5 Reviewed By: MEDIA CREATION