6/30/2018

Banjat ose dushi i nxehtë: ndihmojne në parandalimin e rrezikut të sulmit në zemër dhe goditjes në tru

Ndoshta mund të mos duket si një ide joshëse me temperaturat e verës, por bërja  e një banje të nxehtë pesë ose më shumë herë në javë mund të ndihmojë në parandalimin e sulmit në zemër dhe goditjeve në tru.


 Duke qenë kështu një ndihmë efektive për zemrën dhe arteriet. Kjo u zbulua nga një studim i kryer nga Universiteti Japonez i Tokios pas një sërë eksperimentesh te bera.

Mësohet se duke u zhytur në ujë domethene duke bere banje  për të paktën 12 minuta, pesë ose më shumë herë çdo javë, do te spostonte fluksin  e gjakut nga këmbët dhe barku per ne  në zemër, ndërsa temperatura e lartë do të ndihmonte në reduktimin e presionit të gjakut.  

Ndërsa dikush mund të vlerësojë përgjithësisht përfitimet e kësaj praktike për të relaksuar dhimbjen e gjymtyreve  ose për momente të thjeshta relaksimi, atëherë do të kishte arsye bindëse pse një dush i gjatë i ngrohtë mund të jetë i dobishëm për shëndetin e zemrës së një personi.

loading...
 Studimi, i cili u zhvillua duke monitoruar 873 burra dhe gra dhe duke matur reagimet e trupit të tyre pas një banje  mesatarisht  prej 12 minutash , do të demonstronte se ka një lidhje midis kësaj praktike dhe shëndetit më të mirë kardiak dhe qarkullues (circolator).


Megjithëse është vetëm një vëzhgim, me përfitime që mund të lidhet me faktorë të tjerë në stilin e jetës, "se si njerëzit që pergjithesisht bejne nje banjë të rregullt mund të kenë më shumë gjasa dhe mundesi  të jetojnë një jete me me pak stres ose te kene  një dietë më të shëndetshme"

 Hulumtimet e mëparshme kanë treguar efektivitetin e një saune të rregullt, e cila do të ishte në gjendje të parandalonte  goditjet  në  tru ,per ata persona  që e bëjnë atë nga katër deri në shtatë herë në javë.

 Sipas studiuesve, meqenese jane treguar "efekte te dobishme të saunës per sëmundjet kardiovaskulare, banjot me ujë të nxehtë janë gjithashtu një alternativë dhe mund të kenë gjithashtu efekte të ngjashme".



  • Blogger Comments
  • Facebook Comments
Item Reviewed: Banjat ose dushi i nxehtë: ndihmojne në parandalimin e rrezikut të sulmit në zemër dhe goditjes në tru Rating: 5 Reviewed By: MEDIA CREATION