loading...
5/08/2018

Uje i aromatizuar , shume i pershtatshem kundra etjes

Ne vere zakonisht te gjithe ne pergjithesi  djersisim shume dhe duhen pire shume lengje per te zevendesuar ato te humburat ,por zakonisht eshte e veshtire te pihet shume uje aq sa na e kerkon vete organizmi yne.


 Dhe ja atehere nje mundesi qe na jepet nga uji i aromatizuar  i bere ne kushtet e shtepise me fruta te fresketa ose ereza e bime aromatike ,te cilat leshojne ekstraktin e tyre duke ofruar nje mundesi per shuarjen e etjes . 

Te gjitha sipas shijeve te tyre te pajisura me vitamina e kripera minerale , te embla sic i ka krijuar natyra dhe pa pasur nevojen e sheqereve shtese . 

Keshtu qe po ofrojme dy receta te thjeshta  te aromatizuara te cilave ju nuk mund ti rrezistoni pa i provuar .

Perberesit per ujin e aromatizuar  te pjeshkes .
loading...


1 liter uje 
1 pjeshke 
1/2 limon biologjik 
5 flete nenexhik

Uji i aromatizuar i pjeshkes  - Hidhni ujin ne nje ene te bolleshme ,qeroni pjeshken dhe priteni ne feta , lani limonin ,dhe nese eshte biologjik mund te perdoret me gjithe lekure ,prisni limonin ne kubike te vegjel dhe ne te me duar grini nenexhikun ne copeza . Ne te shtoni frutin dhe ujin . Vendosni enen ne frigorifer per disa ore ,me pas filtrojeni dhe pijeni .

Do te mbeteni te kenaqur tek sa ndieni embelsine e pjeshkes te perziere me freskine e nenexhikut , e athtesine e limonit .

Perberesit per ujin e aromatizuar te pjeprit



1 liter uje
1 fete shalqi 
1 fete pjeper 
2 cm rrenje xhenxhefil

Hidhni ujin ne nje ene te bolleshme . hiqni shalqirin dhe pjeprin nga lekura duke i prere ato ne copeza  kubikesh . Qeroni xhenxhefilin dhe priteni ne feteza te vogla . Hidhni te gjithe frutat ne uje  dhe vendoseni ate ne frigorifer per disa ore . Me pas filtrojeni dhe pijeni . 







  • Blogger Comments
  • Facebook Comments
Item Reviewed: Uje i aromatizuar , shume i pershtatshem kundra etjes Rating: 5 Reviewed By: MEDIA CREATION