Aloe vera bima e shendetit

Shpesh theritet bima e mrekullise , ose ndryshe sheruesja natyrore

Konsumimi i molles jeshile sjell shume te mira ne jeten tone

Molla e gjelbër është shumë e shëndetshme si dhe lufton ne parandalimin e semundjeve.

10 Ushqimet qe mund te konsumojme cdo dite per nje diete te mire

Dëshironi të ndiqni një dietë të shëndetshme por nuk e dini ku të filloni?

Obeziteti infantil gjithe gabimet e keshillat

Edukimi alimentar (ushqimor)mbetet jetesor

Fjala e dites pastrimi i trupit ,depuracioni me ane te dietave dhe levizjes

Kur natyra pergatitet per ndryshim eshte momenti i duhur per rinovimin e depuracionin e trupit

Fiqte e detit,burim shendeti : si perdoret dhe vetite kuruese

Eshte 'krejt e mundur që, duke parë një fik deti , gjëja e fundit  që ju mund te mendoni se mund ta  perdorni dhe konsumoni ate si një trajtim bukurie

Në fund te fundit ai është një kaktus, dhe gjembat e tij të mprehte  janë një kërcënim me sy të lirë po ta prekesh. Por ne vetvete ai fsheh në brendësinë e tij   burime te pasura  natyrale medicinale.

Eshte shume i  njohur në Meksikë, për shembull , por virtytet e tij janë të njohura  në shumë vende të botës ku ai  është i njohur dhe klasifikuar  me emra të ndryshëm.  Në Argjentinë,  pershembull  therritet tonno  ndersa ne Itali njihet si fiku i indise . Është i njohur gjithashtu dhe nga  Azteket  nje popull antik dhe i lashte te cilet e perdornin fikun e detit  per te shëruar plagët.

 Si lengu i tij ashtu dhe tuli ose mishi i brendeshem jane  ilaçe dhe kura natyrore popullore  për ulcerat ne stomak ose probleme të mëlçisë. Këtu po paraqesim   disa nga virtytet e tij unike.


loading...
Fiku i detit  është një probiotik i fuqishëm

Kur vjen puna te probiotiket , eshte e mundur qe na vijne ne mendje ushqime si kosi pershembull . Megjithatë, ne nuk mund mos ta veme re këtë bime  të mrekullueshme, shumë të pasur me  probiotike që mbështesin rritjen e disa baktereve të dobishme  të florës se zorrëve të tilla si bifidobacteria dhe lactobacilli.
Është zbuluar gjithashtu se fiku i detit  është shumë i  dobishem  për njerëzit që vuajnë nga obeziteti ose diabeti. Në të vërtetë, një studim ka treguar se:



Fiku i detit  duhet të njihet si një ushqim probiotik me potencë të madhe.
Ai  është në gjendje të gjenerojnë ndryshimet e duhura në aktivitetin e zorrëve florës për të trajtuar probleme të lidhura me diabet dhe mbipeshë.

Përveç se përmirëson   bilancin dhe ekuilibrin e  florës se zorrëve , ose ndryshe te njohur si flora bakteriale  ai  redukton stresin oksidativ dhe gjithashtu nxit metabolizmin.

Redukton kolesterolin

Një mënyrë e shkëlqyer për të konsumuar fikun e detit  është nëpërmjet rrjedhës së lengut te tij.

Ne mund ta shtryllim ose shpojme atë për të bërë një lëng dhe ta kombinojmë, për shembull, me lëng portokalli. Nese ju e beni ate zakon dhe e pini  çdo mëngjes,  do të ndihmojë nivelet e kolesterolit .


Fale amino acideve, fibrave  dhe vitaminës  B3, fiku i detit  redukton sheqerin e tepërt në gjak , nivelet e yndyrës dhe kolesterolit LDL.
 Fiku i detit  gjithashtu modifikon metabolizmin duke rregulluar acidet yndyrore dhe duke përmirësuar funksionin e mëlçisë.

Kuron mëlçinë, zorrën e trashë dhe kujdeset për pankreasin

A e dini se fiku i detit  është tepër kalorik dhe i ushqyeshem ? Polpa ose ndryshe mishi i tij  është një burim i pashtershëm i vitaminave, aminoacideve dhe mineraleve të shëndetshme. 
Ai permban kripera minerale (kalcium, kalium, fosfor, sodium), karbohidrate, fibra, vitamina (A, B, B2, B6, C dhe K), riboflavin, klorofil dhe proteina.



Të gjitha këto lëndë ushqyese shërojnë mëlçinë dhe pankreasin. Mos harroni se shëndeti i këtyre dy gjëndrave është jetik për të siguruar qe glykoceni te konvertohet në energji. 
Përveç kësaj, fibra e tretshme e fikut te detit  ndihmon për të absorbuar glukozën në zorrë.
 Ndërkohë, fibrat e  pazgjidhshme zvogëlojë biliaret e  tepërta  dhe kancerogjene  të mundshme që mund të depertojne brenda  zorrës së trashë. Në përfundim, kjo bime  është e mrekullueshme për shëndetin tuaj të përgjithshëm.


kujdesi per lëkuren   dhe flokët

Ne Meksike  është një kompani e quajtur "Nopalmilta".qe do te thoote fiku i detit  Siç sugjeron emri, produktet e saj bëhen me fiq deti  dhe qëllimi i tyre është shumë i veçantë: problemet e lëkurës, trajtimi i yndyrës, puçrra fytyre, pimples dhe humbja e flokëve.

Kjo kompani e vogël farmaceutike ka arritur të eliminojë qëndrueshmërinë xhelatinoze dhe gjithashtu aromën klasike të fikut te detit , duke krijuar kozmetikë me të vërtetë të mirë.




Forcon sistemin imunitar

Fiku i detit , përveç që përmban të gjitha vitaminat e përmendura më sipër, është shumë i pasur me lignine, pektinemucillagine  dhe pothuajse 17 aminoacide. Kjo lejon që të optimizohet funksioni i trupit dhe të pastrohet nga agjentë të dëmshëm.

Prandaj është e mundur që të hiqen të gjitha këto toksina të akumuluara për shkak të tymit të duhanit apo ndotjes në qytetet tona. Për ta thënë ndryshe: fiku i detit  pastron brendesine e trupit  dhe e  forcon ate  duke ju bërë mburojë. Është një mbrojtës natyral i trupit i aftë për të forcuar veprimin e sistemit imunitar.






Uje i aromatizuar , shume i pershtatshem kundra etjes

Ne vere zakonisht te gjithe ne pergjithesi  djersisim shume dhe duhen pire shume lengje per te zevendesuar ato te humburat ,por zakonisht eshte e veshtire te pihet shume uje aq sa na e kerkon vete organizmi yne.


 Dhe ja atehere nje mundesi qe na jepet nga uji i aromatizuar  i bere ne kushtet e shtepise me fruta te fresketa ose ereza e bime aromatike ,te cilat leshojne ekstraktin e tyre duke ofruar nje mundesi per shuarjen e etjes . 

Te gjitha sipas shijeve te tyre te pajisura me vitamina e kripera minerale , te embla sic i ka krijuar natyra dhe pa pasur nevojen e sheqereve shtese . 

Keshtu qe po ofrojme dy receta te thjeshta  te aromatizuara te cilave ju nuk mund ti rrezistoni pa i provuar .

Perberesit per ujin e aromatizuar  te pjeshkes .
loading...


1 liter uje 
1 pjeshke 
1/2 limon biologjik 
5 flete nenexhik

Uji i aromatizuar i pjeshkes  - Hidhni ujin ne nje ene te bolleshme ,qeroni pjeshken dhe priteni ne feta , lani limonin ,dhe nese eshte biologjik mund te perdoret me gjithe lekure ,prisni limonin ne kubike te vegjel dhe ne te me duar grini nenexhikun ne copeza . Ne te shtoni frutin dhe ujin . Vendosni enen ne frigorifer per disa ore ,me pas filtrojeni dhe pijeni .

Do te mbeteni te kenaqur tek sa ndieni embelsine e pjeshkes te perziere me freskine e nenexhikut , e athtesine e limonit .

Perberesit per ujin e aromatizuar te pjeprit



1 liter uje
1 fete shalqi 
1 fete pjeper 
2 cm rrenje xhenxhefil

Hidhni ujin ne nje ene te bolleshme . hiqni shalqirin dhe pjeprin nga lekura duke i prere ato ne copeza  kubikesh . Qeroni xhenxhefilin dhe priteni ne feteza te vogla . Hidhni te gjithe frutat ne uje  dhe vendoseni ate ne frigorifer per disa ore . Me pas filtrojeni dhe pijeni . 







Çaj dhe tisana bimore për të humbur peshë si dhe për t'u ndier më të lumtur: cilat mund te zgjedhim ?

Pirja e një çaji mund të jetë një zakon i këndshëm i përditshëm. 
Shumë i vlerësuar në muajt e dimrit për aftësinë e tij që të ngrohe  trupin nga i ftohti i jashtem .


 Mire po pija popullore mund të ofrojë edhe përfitime te tjera shtesë në bazë të  zgjedhjeve ose përzierjeve  që mund te  konsumojme dhe  shijojme.

Prandaj, për të shumfishuar te mirat dhe  përfitimet që lidhen me konsumimin e çajit dhe infuzeve, është e këshillueshme të njihni vetite  tyre, në mënyrë që të zgjidhni nga  hera ne here  pijen  qe mund  të ofrojë rezultatet e kërkuara.
Duke filluar me ato cajra  që ju ndihmojnë të humbni peshë, te cilat jane shumë te  kërkuara  për tu integruar ne  një dietë të shëndetshme dhe të ekuilibruar.

loading...
Të humbesh peshe

 Një nga zgjidhjet më të rekomanduara   ne kete rast është çaji jeshil, një aleat i  shëndetit  i aftë për të ofruar përfitime të ndryshme shëndetësore. 
Ndër te tjera , ai ka dhe veti te  stimuloje metabolizmin, me rezultatin e shtyrjes së trupit për të konsumuar një sasi më të madhe të kalorive.

Çaj i zi


Çaji i zi është një lloj çaji që ka pësuar nje oksidim më të madh përmes ekspozimit më të gjatë në ambjntet e hapura  , kështu që ngjyra e tij  është e kafte e erret .

Studime të mëtejshme kanë treguar se konsumimi i çajit të zi mundëson nje  kontroll më të mirë të peshës dhe humbjes se saje .

Një studim i ri i kryer kohet e fundit  zbuloi se konsumi ditor i tre gotave çaj të zi  ka rritur ne menyre  domethenese dhe të konsiderueshme humbjen e peshës .
Shkencëtarët besojnë se ky  virtyt i takon  flavoneve , elemente qe gjenden ne te dhe kane veti  antioksidante.


Energjizues  dhe i  dobishem  për humorin

Nëse qëllimi është të pihet një pije energizuese në momentin  e pare vjen  çaji bimor me guarana .Ndersa ne kete rast me pak te njohura jane  vetitë e panxharit, i cili  stimulon prodhimin e acidit nitrik dhe rrjedhimisht transformimin e burimeve në energji  nga orgazizmi yne.Panxhari  eshtë gjithashtu i dobishem në përmirësimin e rezistencës së trupit ndaj sforcimeve fizike .



























Nje tjeter bime dhe menyre se si të përgatitni nje çaj të shijshëm energjie te cilin mund ta konsumoni cdo  mëngjes , si dhe nje caj bimor  për të përmirësuar gjendjen  emotive  mund të jete dhe caji i bere nga  shafrani i indise nga i cili ju mund te perfitoni nga vetite stabilizuese qe permban .  Për ta përgatitur atë, mjafton një lugë çaji pluhur për çdo filxhan të uje te ngrohte.


I dobishem në këtë rast mund te jete  edhe kombinimi me kanellën, madje edhe në këtë rast do të jetë e mjaftueshme një lugë çaji, e cila përveç  se ndihmon  për të përmirësuar humorin do të ndihmojë për të kontrolluar "dëshirën për sheqernat".

loading...