4/25/2018

Vaji i peshkut është një ndihmë natyrale kundër stresit kronik

Vaji i  peshkut  i perdorur  si nje integrator  mund të ndihmojë në mbrojtjen e trurit nga stresi kronik duke  zvogëluar dëmet e shkaktuara nga stresi post-traumatik 



Keshtu qe mund te thuhet se ai perfaqeson  një mjet efektiv kundër sëmundjeve të tilla. Kjo është zbuluar nga një studim i ri i kryer nga Universiteti Johns Hopkins.

Në mënyrë të veçantë, hulumtuesit kane  studiuar efektivitetin e këtij lloj integratori ushqimor   në parandalimin e zhvillimit të çrregullimit të stresit post-traumatik.

Ky perfundim u arrit gjate testimit te skuadrave te shpetimit qe zakonisht perfshihen ne fatkeqesi natyrore ,si termeti ,permbytjet ,etj .
. Sipas te dhenave te nxjerra se bashku  me rezultatet e paraqitura , është omega-3 përbërësi  kyç i efekteshmerise  qe gjendet ne vajin e peshkut, një acid yndyror esencial që sidomos tek  gratë do të ishte  në gjendje  të riparonte zonat e trurit të dëmtuara nga ngjarjet traumatike.
loading...

Kur një person përjeton një ngjarje traumatike  truri  cliron kortizol, i njohur si hormoni i stresit, i cili ndikon në transmetimin e glutamatit, një neuro transmetitues  që luan një rol të rëndësishëm në kujtesë, gjithashtu  ne të mësuarit dhe aftësitë njohëse.
 Gjithashtu  u zbulua se omega-3 pengon lirimin e kortizolit duke mbrojtur hippocampusin nga dëmtimi që mund të çojë në stres kronik.

Kapsulat e  vajit te  peshkut  janë shitur dhe komercializuar për dekada të tëra te cilat  premtojnë  përmirësimin e  shëndetit te trurit dhe madje edhe mund te perdoren  për të parandaluar sëmundje të tilla si skleroza e shumëfishtë dhe alergjite gjate stadit te fëmijërisë.  

Edhe njerëzit që  zakonisht vuajnë nga çrregullimet  e  stresit post-traumatik pohuan  se ky integrator   me kalimin e kohës i ka lehtësuar simptomat e tyre ,  të tilla si depresioni, agresioni  dhe ankthi. Merita i atribuohet acidit yndyror te  omega-3 ,ne  të cilën shkencëtarët besojnë se  rrisin  rigjenerimin e neuroneve në hippocampus dhe amigdala, dy zona të trurit zakonisht te lidhura me stresin kronik.


Mendohet se omega-3 ka një efekt pozitiv dhe anti-inflamator, dhe i cili  mund të ndihmojë ne  mbrojtjen e  njerëzve  nga disa sëmundje.

 Pervec se  në vajin e  peshkut, ky acid yndyror esencial është gjetur në sasi të mëdha në disa peshq yndyror si salmoni, trofta, toni, sardelet dhe acuget, por edhe në disa ushqime bimore të tilla si arrat, bajamet, avokado dhe spinaqi;Duke konsideruar se  trupi nuk është në gjendje ti prodhojë ato vetë ,dhe  për këtë arsye omega 3  duhet të jetë e integruar me një dietë të shëndetshme dhe të larmishme . 
Ose me integratore , të tille si vaji i  peshkut, i cili përsëri duket të ketë një efekt përmirësues në tru.


  • Blogger Comments
  • Facebook Comments
Item Reviewed: Vaji i peshkut është një ndihmë natyrale kundër stresit kronik Rating: 5 Reviewed By: MEDIA CREATION