4/28/2018

Pushimi i pasdites : te mirat qe i sjell shendetit pjesa 1

A  e dinit se gjumi i pasdites sjell  gjera te mira ne shendetin  tone ?



Thuhet se dy mendje te shndriteshme te shekullit te shkuar  Albert Einstein dhe Thomas Edison, ishin përkrahës të shkëlqyeshëm të  gjumit te ditës, dhe pikërisht nga kjo gje  ata ishin në gjendje të përfitonin shumë nga aktivitetet e tyre kërkimore. 

Ndersa për të tjerët,  pushimi  i pasdites ( drekes )   është një ilaç i vërtetë kundër sëmundjeve të rënda të zemrës, si dhe për trurin.

 Dhe nëse skeptikët ende mendojnë se fjetja gjate  dites  është vetëm një mënyrë për të humbur kohën, do të jetë një studim i kohëve të fundit i kryer  nga NASA  qe do te tregoje te kunderten .
Ky studim u ekperimentua  mbi disa pilotë ushtarakë dhe astronautë, të cilat treguan se 40 minuta gjumë ditor do të përmirësonte  me 34% performancen  fizike dhe madje edhe gatishmerine  e refleksit me 100%. 
Le të shohim në detaje më shumë përfitime nga pushimi i drekes  për shëndetin.
loading...

1. Përmirëson  përqendrimin  dhe kujtesën

Pushimi i drekes ose i  pasdites ka aftësinë që të ruaje dhe rikujtoje  informacionin e nxjerrë gjatë periudhës së mëparshme. Kjo gjendje është veçanërisht e dobishme për ata që studiojnë, në fakt, pas një sesioni intensiv të studimit, duke pushuar për 30-45 minuta në pasdite, mund të memorizojne  më mirë informacionet e mësuara më parë.

 Studiuesja e  laboratorit të gjumit dhe njohjes në Universitetin e Kalifornisë, Elizabeth McDevitt, tha: "Kur ju merrni një sy gjumë, fushat e trurit të përfshira fillimisht në marrjen e kujtimeve janë riaktivizuar, duke përforcuar lidhjet nervore që përbëjnë kujtesën".

Hulumtime të mëtejshme nga Universiteti Saarland në Gjermani gjate nje studimi  treguan se të gjithë pjesëmarrësit, pas pushimit te  drekës ose  pasdites , ishin pesë herë më të aftë për të kujtuar kopje  fjalësh  të mësuara në mënyrë të rastësishme.


  • Blogger Comments
  • Facebook Comments
Item Reviewed: Pushimi i pasdites : te mirat qe i sjell shendetit pjesa 1 Rating: 5 Reviewed By: MEDIA CREATION