loading...
4/01/2018

Kafeja: tre në ditë mbrojnë zemrën

Tre filxhane  kafeje  në ditë ndihmojnë në mbrojtjen e zemrës. 


Kjo është ajo që thonë disa studiues të universitetit të São Paulos, ne Brazil  të cilët kohët e fundit kanë botuar një studim i cili nxjerr në pah përfitimet e pijes popullore në reduktimin e rreziqeve të sëmundjeve kardiovaskulare. Sigurisht që konsumi te jete i moderuar.

Në mënyrë të veçantë, duket se pirja e të paktën 3 filxhaneve  kafe në ditë redukton procesin e kalcifikimit të arterieve. Siç është theksuar edhe nga autori i studimit, i botuar në Journal of the American Heart Association, Dr Andreia Miranda:


Në hulumtimin tonë kemi gjetur se konsumi i zakonshëm i së paku tre filxhaneve  kafeje ne dite  ul gjasat e kalcifikimit koronar.

Megjithatë, studimi nuk sqaron se kush eshte me te vertete  mekanizmi aktual i funksionimit, veçanërisht nëse këto përfitime rrjedhin nga prania e kafeinës. 

Autoritetet shëndetësore në përgjithësi kanë treguar, se doza maksimale ditore e kafeinës  për të rriturit që  mund te tolerohet nga trupi i njeriut është 400 mg.
 Në rastin e grave gjatë shtatzënisë, kjo vlerë është përgjysmuar, duke arritur në 200 miligramë.


  • Blogger Comments
  • Facebook Comments
Item Reviewed: Kafeja: tre në ditë mbrojnë zemrën Rating: 5 Reviewed By: MEDIA CREATION