loading...
4/20/2018

Dhimbja e shpines, shkaqet dhe si ta trajtojme ate pa ilace

 Dhimbja e shpines mund te vije nga shkaqe te ndryshme ,pergjithesisht mund te shkaktohet  nga tensionet ne inde ,muskuj ose tendina ,nyje lidhese dhe artikulacione . 

Zakonisht shfaqet kur nje grup muskulor terhiqet ose sforcohet me teper sec duhet.

Dhimbje te tjera te shpines vijne si rrjelloje e shkaqeve menstruale ,ose nganjehere dhe ndenja ne pozicion jo korrekt ne nje karrike per nje kohe te gjate .


Zgjidhja e menjehereshme qe kerkohet te behet ne keto raste eshte perdorimi i ilaceve dhe i antidolorifikeve ( kundra dhimbjes).
Edhe se shume studime te fundit kane treguar se ilacet shume here nuk mund te jene zgjidhja perfundimtare per dhimbjet lombare te shpines , pasi shpesh rrezultojne si jo te efekteshme .

Ne kete rast do te ishte e preferueshme te perdoren metoda alternative sic jane ushtrimet fizike te yogas dhe masazhet .

Sipas nje studimi te fundit te bere dhe publikuar nga revista britanike e mjekesise thuhet se paracetamoli ,i cili njihet si nje ilac kundra dhimbjes nuk konsiderohet shume i vlefshem per trajtimin e dhimbjes se shpines .
Dhe pikerisht per kete arsye duhen kerkuar alternativat me te sukseshme . Sigurisht qe zgjidhja ndryshon nga llojet e ndryshme te dhimbjes ,pasi ajo mund te mos jete per te gjithe njesoj ,por konsiderohet dhe evidentohet sipas cdo rasti specifik.

Ekspertet sygjerojne perdorimin e akullit ne zonat e interesuara te dhimbjes per te pakten dhjete minuta .
Kjo procedure duhet te perseritet shpesh here deri sa inflamacioni te zvogelohet.
loading...

Nganjehere eshte e nevojeshme te kembehet masa e ftohte e akullit , me dicka te nxehte ne menyre qe muskujt te ngrohen dhe relaksohen.

Shume i rendesishem eshte pushimi,shplodhja qe nuk duhet te jete e tepruar.
Te kalosh shume ore i shtrire ne shtrat mund te sjelle dhe ne nje perkeqesim te situates .

Ne rastet e semundjeve artikulare degjeneruese , te cilat kryesisht shkaktohen nga demtimet ,ose mbipesha ,keshilla me e mire eshte qe te kryhen levizje ,sepse mos levizja mund ti beje muskujt me te ngurte .
Mund te konsiderohet shume me teper e nevojeshme ecja ne menyre konstante dhe te rregullt ose perdorimi i yogas ose i notit.

Eshte gjithashtu e rendesishme edhe konsumimi i ushqimeve kundra dhimbjes (anti inflamarore ) sic jane perimet me gjethe jeshile ,xhinxheri ,hurdha, dhe peshqit yndyror te pasur me omega 3 .



  • Blogger Comments
  • Facebook Comments
Item Reviewed: Dhimbja e shpines, shkaqet dhe si ta trajtojme ate pa ilace Rating: 5 Reviewed By: MEDIA CREATION