loading...
3/24/2018

Peshku me yndyrë zvogëlon rrezikun e vdekjes së parakohshme me 33%

Sipas hulumtimeve me të reja, nese hahen dy pjatanca me  peshk gjatë javës është thelbësore për të zvogëluar rrezikun e vdekjes së parakohshme deri në 33%. 


Konsumi i peshqve yndyror si salmoni dhe skumbri mund të jetë thelbësor për tu mbrojtur kundër disa sëmundjeve të tilla si sulmet në zemër apo goditjet e iktusit ne tru .


Një studim i kryer mbi 2,500 njerëz të moshuar ka zbuluar se është e gjitha merita e omega 3 që  gjendet ne peshqit  yndyror. Personat te cilet gjate ketij studimi te kryer kishin konsumuar   më shumë omega 3 kishin 34% më pak gjasa të vdisnin brenda  7 viteve. Gjithashtu ata  kishin 39% më pak  rrezik qe të  pësonin një atak në zemër apo goditje në tru.

Acidet yndyrore Omega 3 ishin në gjendje të vepronin me efekte të dobishme duke mbajtur nivelet e kolesterolit në gjak nën kontroll. Hulumtuesit në Universitetin e Dakotës së Veriut kanë deklaruar se nivelet e larta të kolesterolit janë një faktor i rëndësishëm rreziku për sëmundjen kardiovaskulare dhe  per rrjelloje  vdekjen e parakohshme.


Pikërisht për këtë arsye do të ishte mirë të kini kujdes për ushqimin dhe të keni më shumë omega 3 në dispozicion per trupin tuaj. Një studim i Institutit Kombëtar të Shëndetit të SHBA gjithashtu zbuloi se një dietë e pasur me peshq yndyror është e lidhur me një rrezik më të ulët të sulmit në zemër, goditjeve ne tru  si dhe sëmundjeve koronare të zemrës.

Ekzistojnë perspektiva të gjera për të shfrytëzuar të gjitha vetitë e dobishme të acideve EPA dhe DHA. Sipas ekspertëve, veprimi i këtyre acideve yndyrore në trup mund të zvogëlojë akumulimin e pllakave  në arterie dhe për këtë arsye zvogëlohet rreziku i zhvillimit të sëmundjeve të caktuara.
  • Blogger Comments
  • Facebook Comments
Item Reviewed: Peshku me yndyrë zvogëlon rrezikun e vdekjes së parakohshme me 33% Rating: 5 Reviewed By: MEDIA CREATION