2/06/2018

Te luash futboll dy herë në javë ju ndihmon të jetoni më gjatë

Te luash futboll për një orë të paktën dy herë në javë është një ilaç i vertete  për të jetuar më gjatë.

Në aktivitetin sportiv më të popullarizuar në bote, eshte i mbyllur celesi i sekretit te  jetëgjatësisë ,kjo  sipas disa ekspertëve të mjekësisë sportive. Studimi i tyre u paraqit në Lisbonë gjatë konferencës ndërkombëtare "Futbolli dhe Mjekësia" dhe u publikua  në revistën shkencore të Gazetës së Mjekësisë Sportive (BJSM).

Sipas ekspertëve, futbolli do të vepronte në organizëm si një ilaç me spektër të gjerë, duke stimuluar pozitivisht trupin në ndihme te patologjive siç janë hipertensioni, diabeti i tipit 2 dhe kolesteroli. Ky lloj sporti  gjithashtu do të ndihmonte në mbrojtjen nga problematikat e lidhura   me një mënyrë jetese të keqe. Përfitime keto te cilat  nuk i perkasin   domosdoshmërisht vetem  atletëve profesionistë, por që mund të praktikohen dhe te zhvillohen dhe ne nivelin amatorial nga kushdo.

Sipas asaj që u tha gjatë konferencës perdorimi dhe ushtrimi  nga  3-6 muaj i aktivitetit, te futbollit lejon rritjen e kapacitetit aerobik, duke reduktuar masën e yndyrës dhe kolesterolin LDL. Për më tepër, ata që vuajnë nga hipertensioni ne gjendje fillestare ose te moderuar u pa se ata paten  tensionin e tyre të gjakut të reduktuar me 11/7 mmHg, ndërsa shkalla e rrahjeve te  zemrës ishte  ulur me 6 rrahje në minutë. 
loading...

Rezultatet e kësaj meta-analize tregojnë se stervitja  futbollistike është pjese e nje levizje  intensive, efektive dhe te gjithanshme që kombinon trajnimin dhe stervitjen  me Trajnimin Intervalor, trajnimin e rezistencës dhe trajnimin e forcës. Futbolli kombinon avantazhet e angazhimit aerobik dhe anaerobik, të cilat, si në sportet e tjera, garantojnë rezultatet më të mira për parandalimin e sëmundjeve. Është parë që tek  pacientët me hipertension fillestar ose të moderuar, presioni i gjakut  mund të kontrollohet edhe pa ilaçe por me aktivitet fizik të mjaftueshëm aerobik.


  • Blogger Comments
  • Facebook Comments
Item Reviewed: Te luash futboll dy herë në javë ju ndihmon të jetoni më gjatë Rating: 5 Reviewed By: MEDIA CREATION