loading...
2/05/2018

Fryma e keqe në mëngjes: perse ndodh si dhe zgjidhjet e mundeshme per ta eleminuar ate

Ndodh që shumë njerëz të zgjohen me frymëmarrje dhe ere  të keqe në mëngjes nga goja , një situatë kjo qe ne te vertete shpesh na ve ne siklet. 

Jo shpesh  mund të gjehet zgjidhja e duhur për sa i perket ketij  problemi dhe te shumte jane ata te cilet vihen ne siklet dhe  nuk flasin me dentistin e tyre për shkak të një ndjenje turpi.

Shkaqet kryesore te eres se keqe te gojes mund te konsiderohen nga nje higjene jo e mire orale,ashtu si  gërhitja dhe pertypja e  e çemcakizeve janë shkaqet kryesore të eres së keqe. Megjithëse nuk ka zgjidhje të pamendueshme për të parandaluar këtë problem, ekspertët sugjerojnë disa truke për ta bërë erën më pak të bezdiseshme.

Kur njerëzit flenë dhe jane ne gjume , goja e tyre bëhet e thatë. Gërhitja  ose e  fjetura  me gojë të hapur mund ta beje eren e keqe edhe më të dukshme. Gjatë ditës ne nuk jemi të shqetësuar nga i njëjti problem, sepse ne pergjithesi  prodhohet një sasi e mirë e pështymës e cila lan bakteret që shkaktojnë erë te keqe. Mire po gjërat ndryshojnë rrënjësisht kur njeriu fle. Mungesa e lagështirës në gojë lejon shumëzimin e baktereve që shkaktojnë erë të keqe.

Te kesh  grimca  ushqimi të mbetura  mes  dhëmbëve gjatë natës, kontribuon që të keni një frymëmarrje dhe ere  mjaft të pakëndshme në mëngjes. Nuk ka rëndësi se çfarë keni ngrënë në mbrëmje. 

Sidoqoftë, ushqimi dekompozohet ( prishet)   mes  dhëmbëve gjatë gjumit. Problemi tjetër është  çamçakezi, i cili duket se na ndihmon qe te rifreskojme gojen , por në fakt ai mund te sjelle efekte  të kunderta duke  kontribuar  në halitozën ( eren e keqe ). Çamçakëzi shpesh përmban aspartame, një ëmbëlsues që ushqen bakteret.

Ekspertët mes zgjidhjeve te mundeshme sugjerojnë  mundësinë e përtypjes së majdanozit në mëngjes, për të eliminuar bakteret që shkaktojnë erëra të këqija. Ky përbërës përmban një substancë që ka aktivitet antibakterial, siç është sugjeruar nga disa hulumtime mbi këtë temë.
loading...

Një alternativë tjeter  do të ishte  përtypja e  selinos ose një molle për mëngjes. Këto ushqime përmbajnë një sasi të madhe uji dhe mund të rrisin prodhimin e pështymës. Ato stimulojnë gjëndrat e pështymës dhe hidratojnë gojën. Ushqime të tjera që mund të stimulojnë prodhimin e pështymës janë kosi, qershia, sallata latuge  dhe trangujt.

Per tu evituar : 
Ne fakt  për shkak të efektit të kundërt që shkaktojne,  jane  kafeja, kikirikat e kripura dhe kokoshkat te cilat  duhet të shmangen per sa i perket ketij rasti . Ekspertët gjithashtu sugjerojnë larjen  e dhëmbëve në mbrëmje me sode buke, e cila është gjithashtu një zgjidhje natyrale dhe shume e mire  për të luftuar shumëzimin e baktereve që shkaktojnë dhe sjellin ere  të keqe.


  • Blogger Comments
  • Facebook Comments
Item Reviewed: Fryma e keqe në mëngjes: perse ndodh si dhe zgjidhjet e mundeshme per ta eleminuar ate Rating: 5 Reviewed By: MEDIA CREATION