loading...
2/01/2018

Flokë të shkëlqyeshëm dhe të mëndafshtë me kura popullore natyrore

Nëse duam të kemi  flokë të bukur, duhet të marrim parasysh aplikimin e disa produkteve natyrore. Ne po ju  paraqesim disa mundësi të ndryshme për të përmirësuar shëndetin e flokëve tuaj. Zgjidhni një!



Sa produkte aplikoni  për flokët çdo ditë? A i modifikoni  ato me  pllaka dhe tharëse flokësh? Sa shpesh i aplikoni ngjyrat dhe kolorantet ? Shumë faktorë mund t'ju pengojnë të keni flokë të shndritshem  dhe të mëndafshtë.

Për të arritur këtë efekt ju duhet qe  zakonisht  te aplikoni rregullisht disa maska te bera ne kushtet e shtëpise. Në këtë rast, zgjidhni një nga opcionet e mëposhtme.

Kura popullore per floke te shndriteshem e te mendafshte

Maske me aloe vera 

Aloe vera është një burim i jashtëzakonshëm i enzimeve që riparojnë qelizat e flokëve të dëmtuara. Këto qeliza të dëmtuara janë përgjegjëse për zbokthin dhe thatësinë.

Duke aplikuar këtë xhel, përmirësohet shëndeti i  rrenjes, duke rezultuar në flokë të shkëlqyeshëm dhe të mëndafshtë dhe me rritje të vazhdueshme. Ky kombinim i  lë flokët e hidratuar gjatë gjithë ditës.


Përbërësit
5 lugë xhel aloe vera
2 lugë ujë
1 enë 

Pregatitja 

Përzieni xhelin e  aloe veras me një lugë  për të perftuar një konsistencë të butë.
Shtoni 2 lugë ujë dhe perziejeni mire .
Lagni flokët me këtë maskë dhe e  lini të  veproje për 10 minuta ose derisa të jetë tharë siç duhet.
Lani flokët vetëm me ujë.

Masazh i ngrohte me vaj 

Ky masazh me vaj të ngrohtë do të stimulojë kapilaret e  flokëve dhe do të nxisë rritjen e flokëve. Përveç kësaj eshte ideal për flokët me shkëlqim dhe të mëndafshtë, ky masazh lufton thatësine dhe kruajtjen.

Vaji i kokosit ofron trigliceride që depërtojnë në shtresat e thella të flokëve dhe i ushqejnë ato. Vaji ullirit ofron antioksidantë dhe yndyrna hidratuese, ndërsa vitamina E riparon dëmet ekzistuese dhe parandalon problemet e ardhshme.


Përbërësit

2 lugë të vajit të kokosit
2 lugë vaj ulliri
1 kapsulë të vitaminës E
1 peshqir pambuku
1 litër ujë

Pergatitja 

Përzierni vajrat me përmbajtjen e vitaminës E në një tas (ene ) të vogël dhe vendoseni te ngrohet.
Zhysni peshqirin në ujë të nxehte (duke qenë të kujdesshëm që të mos digjeni ).
Shtrylleni peshqirin dhe jini të kujdesshëm që të mos ftohet.
Aplikoni përzierjen e ngrohtë të vajit dhe vitaminës në flokë.
Masazhoni butësisht për 5 minuta.
Mbulo flokët me peshqir dhe lerini te veproje për 30 minuta ose derisa peshqiri të ftohet.
Lani flokët me ujë të freskët dhe me pas krehini ato.
Aplikoni  kete metode dy herë në javë.

Maska me veze 

Vezët janë një nga burimet më të bollshme, ekonomike dhe të lehta për t'u gjetur. Falë tyre, ju do të keni flokë me shkëlqim dhe të mëndafshtë nderkohe mund te riparoni dëmin e shkaktuar nga ndryshimet e temperaturës.

Aplikoni këtë maskë për të pasur flokë lehtësisht të menaxhueshëm, pa nyje dhe te hidratuar.

Përbërësit

1 vezë të tërë
1 lugë gjelle vaj ulliri
1 lugë gjelle mjaltë
1 kufje ose kapele per te mbajtur floket

Pergatitja

Përzieni vezën, vajin dhe mjaltin për të formuar një maskë homogjene.
Aplikoni maskën nga rrënjët në skajet e flokeve.
Kur flokët dhe e gjithë koka te  jenë të mbuluara mirë, vishni një kapuc (kufje,kapele).
Lereni  të veproje për 30 minuta dhe pastaj shplajini  me ujë të ftohtë dhe shampo pa  permbajtje sulfati.
Përfundoni duke aplikuar një balsam natyral.
Aplikoni këtë maskë dy herë në javë.

Maskë me lëng qepe dhe livando

Lëngu i  qepës bën flokët kaçurrelë më të menaxhueshem dhe nxit rritjen. Kjo ndodh për shkak të përmbajtjes së lartë të squfurit qe ka ne permbajtje ,substance kjo  kimike që përmirëson qarkullimin e gjakut dhe ushqen kokën.

Qepa  gjithashtu është e pasur me biotinë, mangan, flavonoide, vitaminë C, fosfor dhe acid folik. Vaji i  Livandos hidraton flokët dhe zvogëlon erën e qepës, e cila mund të jetë e bezdisshme.


Përbërësit
1 qepë e madhe e bardhë (vetëm lëngu)
1 lugë gjelle vaj esencial livando

Pergatitja 

Përzierni dy përbërësit derisa te homogjenizohen me njera tjetren  .
Aplikoni lengun  mbi të gjithe siperfaqen si dhe rrenjet e  flokut.
Masazhoini për rreth 10 minuta. Dhe lerini  të veprojne  për 10 minuta.
Lani flokët me një shampo natyrale dhe pastaj shpëlajni ato.
Aplikoni 3 herë në javë kete metode.





  • Blogger Comments
  • Facebook Comments
Item Reviewed: Flokë të shkëlqyeshëm dhe të mëndafshtë me kura popullore natyrore Rating: 5 Reviewed By: MEDIA CREATION