loading...
1/05/2018

Te hash ne te njejten ore ,nje kure natyrale kunder cmendurise



Te ushqehesh e te hash  në të njëjtën kohë mund të na  ndihmojë per të luftuar çmendurine gjithashtu kjo menyre eshte konsideruar  një kure natyrale  për shmangjen e  ndonjë çrregullimi të gjumit dhe zemrës. Kjo është zbuluar nga një studim i ri i kryer nga Universiteti i Kalifornisë, rezultatet e të cilave mund të përmirësojnë cilësinë e jetës së të gjithë njerëzve dhe gjithashtu te pacientëve me sëmundje të pashërueshme neurodegjenerative.

Në mënyrë të veçantë, thuhet se te hash  rregullsisht ne te njejten kohe rrit espresionin e gjeneve në atë rajon të trurit të lidhur me kontrollin e trupit, të cilat shpesh degjenerojnë në sëmundje të Hantingtonit (HD), një sëmundje gjenetike neurodegjenerative që për fat të keq ende sot prek shumë njerëz, sidomos në Evropë.

 Aktualisht nuk  ka kura per shërimin  e sëmundjes se Huntingtonit, prandaj në këtë kontekst të hulumtimit ajo ka për qëllim të japë një nxitje të madhe për të ndjekur një dietë të shëndetshme në bazë të vakteve të rregullta: në fakt, të hani në të njëjtën kohë jo vetëm përmirëson cilësinë e jetës, por ngadalëson edhe progresion e sëmundjeve për ata pacientë që vuajnë nga   çmenduria.

Per momentin Studimi u krye me sukses në minjte laboratorik te cilet  pas tre muajve të vakteve të rregullta, të bëra në të njëjtën kohë, kane treguar përmirësime të konsiderueshme në aktivitetet motorike - një nga shkaqet  kryesore të sëmundjes së Hantingtonit, ne frekuencen e zemrës dhe të cilësisë e gjumit. 

Ashtu siç ishte parashikuar, edhe pse hulumtimi ende nuk është kryer mbi njerëzit, të dhënat e mbledhura tregojnë se të hahet në të njëjtën kohë mund të luajë një rol kyç në trajtimin e çmendurise dhe ndoshta përbën një ilaç të vërtetë natyror për sëmundjet që prekin trurin.

Nuk është hera e parë që hulumtimet tregojne se si të ndiqni një dietë të ekuilibruar dhe të keni një mënyrë jetese të shëndetshme mund të sjelle ne  përmirësimin e cilësise  se jetës.

 Kjo duket të jetë mënyra më e mirë për të jetuar mirë, në formë, për të parandaluar sëmundje të ndryshme (të tilla si ato që lidhen me plakjen, diabetin tip 2, kardiovaskularet dhe sëmundjet neurodegjenerative) dhe gjithashtu për të ngadalësuar përparimin e çmendurise si dhe atyre njerëzve të cilët janë të prekur nga kjo semundje.
  • Blogger Comments
  • Facebook Comments
Item Reviewed: Te hash ne te njejten ore ,nje kure natyrale kunder cmendurise Rating: 5 Reviewed By: MEDIA CREATION