1/10/2018

Skleroza e shumëfishtë: nivelet e ulëta të vitaminës D rrisin rrezikun

Mungesa e vitamines D  mund të parashikojë fillimin e sëmundjes neurodegjenerative. Kjo është zbuluar nga një studim i ri amerikan i kryer mbi gratë finlandeze

Mbajtja nen kontroll e niveleve të vitaminës D në gjak mund të ndihmojë në parashikimin e rrezikut të zhvillimit të sklerozës së shumëfishtë. Ky është, me pak fjalë, përfundimi i një studimi të botuar në revistën Neurology te kryer në Harvard T.H. Chan School of Helath Publik, në Boston, nën drejtimin e Dr. Kassandra Munger, autore e parë e ketij hulumtimi.
Shkaqet dhe ndikimi i MS

Shkaqet e sklerozës së shumëfishtë, një sëmundje kjo neurodegjenerative që në Shtetet e Bashkuara prek 400,000 njerëz , ende nuk dihen. Ajo që dihet, megjithatë, është se mundësia e zhvillimit të sëmundjes është më e lartë tek gratë sesa tek meshkujt. Hulumtimi amerikan, i kryer mbi gratë finlandeze, ka treguar  se nivelet e ulëta të vitaminës D perbejne nje faktor rreziku 

Vitamina D dhe rreziku


Komuniteti shkencor tashmë prej kohesh shprehet  për korrelacionin midis niveleve të larta të ekspozimit të diellit, si nje nga  mënyrat më efektive për tu rikarikuar  me vitaminë D ,dhe si rrjelloje do te sillte  një rrezik më të ulët për zhvillimin e sklerozës së shumëfishtë. 

Një fakt te dukshëm, për shembull, e shikojme  mes njerëzve që jetojnë larg nga ekuatori, popullatat në të cilat incidenca e patologjisë neurodegjenerative është shumë e lartë. 

"Deri më sot ka pasur vetëm studime të vogla që sugjeruan se nivelet e vitaminës D në gjak mund të parashikojnë rrezikun e zhvillimit të sklerozës së shumëfishtë", shpjegon Dr. Munger. "Studimi ynë, i cili përfshinte një numër të madh të grave, zbulon se duke korrigjuar mungesën e vitaminave tek gratë e reja ose të nje moshe te mesme, mund të zvogëlohet një rrezik i ardhshëm i MS." 

Gjeni këtu se cilat janë simptomat kryesore të sëmundjes.

Studimi

Doktoresha. Munger dhe ekipi i saj kanë ekzaminuar të dhënat e testit të gjakut të më shumë se 800,000 femrave finlandeze dhe i kanë kryqezuar ato me diagnozën e sklerozës së shumëfishtë nga te cilat këto gra u preken (po ose jo) gjatë një periudhe nëntëvjeçare.

 Nga të gjitha mostrat e studjuara, rreth 1092 femra zhvilluan kete tip  sëmundje nëntë vjet pas ekzaminimit të gjakut të tyre. Hulumtuesit i krahasuan të dhënat e këtyre grave me ato të të gjithë të tjerëve që nuk kishin zhvilluar sklerozë të shumëfishtë, duke zbuluar nivele më të ulëta të vitaminës D.


Nivelet e vitaminës D

Por çfarë do të thotë të kesh një mangësi të vitaminës D ? Ekipi definoi defektin e vitaminës D si më poshtë 

- nen 30 nanomol për litër; nivele të pamjaftueshme,

-  ndërmjet 30 dhe 49 nanomol për litër;  nivele normale,

- 50 nanomol për litër  nivele superiore.

 Në përfundim te ketij rrezultati u konfirmua se , gratë me mangësi te vitamines D kanë 43% më shumë rrezik per zhvillimin e sklerozës së shumëfishtë sesa gratë që kanë nivele normale të vitaminës D,

Nder te tjerat , studiuesit theksojnë se për çdo rritje të vitaminës D ne 50 nanomol për litër, rreziku i sklerozës së shumëfishtë ulet me 39 përqind.

Kufiri i studimit

Kampioni i  madh i ekzaminuar dhe përdorimi i të dhënave mjekësore janë patjetër pikat e forta të ketij studimi. Megjithatë, hulumtimi paraqet gjithashtu një pikë të dobët: në mostër gjejmë vetëm gra të bardha: rezultatet mund të jenë të ndryshme në qoftë se do të analizoheshin njerëzit ose  grupet e tjera etnike.








  • Blogger Comments
  • Facebook Comments
Item Reviewed: Skleroza e shumëfishtë: nivelet e ulëta të vitaminës D rrisin rrezikun Rating: 5 Reviewed By: MEDIA CREATION