loading...
1/30/2018

Seksi: cilat ushqime vrasin epshin

Sigurisht që nuk është një sekret: midis të ushqyerit dhe seksit ekziston një lidhje e pandare. Jo vetëm sepse ushqimi është nje protagonist i marrëdhënies për ciftin ,duke filluar  nga nje darkë klasike dhe me pas  në një lojë emocionuese në dhomën e  gjumit, por gjithashtu dhe sidomos për efektet që  vete ushqimi mund të ketë per trupin e njeriut.



Subjekti i ushqimeve afrodiziake tashmë është diskutuar për një kohë të gjatë, i cili sherben dhe  është i nevojshem , për të stimuluar epshin seksual , si dhe produktet më të përshtatshme natyrore për të përmirësuar performancën afatgjatë. Por cilat janë,ato produkte ushqimore që mund të keqësojnë  marrëdhënien intime?

Jane te ndryshme ushqimet që mund të kenë efekte negative në cilësinë e seksit, si në nje afat të shkurtër, duke i dhene nje peshe negative  trupit, si dhe për pasojat me  afatgjata. 

Natyrisht, aftësitë e erosit nuk mund të përcaktohen vetëm nga dieta, por gjithashtu mund të varen nga sëmundjet hormonale, psikologjike, të mëparshme dhe shumë elementë të tjerë. Për këtë arsye, mendimi i mjekut ose specialistit perkates mbetet thelbësor. Informacioni i paraqitur më poshtë, pra, është vetëm ilustrues.

Para se të hyjme në detajet e ushqimeve më pak të përshtatshme për një jetë të kënaqshme seksuale, është mirë të prezantojmë disa këshilla të mirëkuptimit në tryezat tona, sidomos në orët e pershtateshme  para raportit seksual . Disa informacione të dobishme në rast se doni të organizoni një darkë romantike, me shpresën se mund të kthehet në një qasje shumë më emocionuese.

Rregulli i parë, i vlefshëm për ciftin si te burrat ashtu dhe te gratë, është shmangia e  menuve  të rënda,  që mund të kërkojnë një përpjekje dhe sforcim të madh për sistemin e tretjes.

Faza e tretjes, në fakt, përfshin dhe sjell  një rrjedhje dhe nje fluks  të madh të gjakut në nivelin e stomakut dhe zorrëve, duke kufizuar qarkullimin e tij diku ne nje vend  tjetër. Si rezultat, një proces i ngadalshëm i tretjes mund të ndikojë drejtpërdrejt jo vetëm në cilësinë dhe ngushtësinë e ereksionit mashkullor, por edhe në spërkatjen dhe ndjeshmërinë e mukozave femërore.

Pra, është më mirë të shmangni një teprice  të karbohidrateve, duke preferuar një vakt ngrenie me origjinë bimore.
 Duke shmangur keshtu bifteket  e mishit të kuq, produktet e  qumështit  dhe djathrave te stazhinuar, te  skuqurat, salcerat  dhe shumë më tepër. Do të jetë e dobishme dhe  shmangja  e deserteve dhe embelsirave me kalori të lartë.

Për sa i perket pijeve dhe alkolit një gotë verë e kuqe në tavolinë mund të ketë efekte të dobishme në trup, gjithashtu  dhe ne stimulimin e  bisedës  dhe romanticizmit , abuzimi  me te  sigurisht mund të sjelle një dëm të performancës seksuale. Statusi i dehjes, në veçanti, kufizon fuqishëm fazën e emocioneve dhe aftësinë për të arritur një ereksion të kënaqeshem , si dhe ta bëjë performancen e raportit seksual më pak të kënaqshem.


Ka shumë ushqime, konsumi i të cilave duhet të kufizohet dhe në disa raste të shmanget për disa ditë, duke pasur parasysh marrëdhëniet seksuale. Disa ushqime veprojnë në afërsi të menjëhershme të marrëdhënies , për shembull duke kufizuar tretjen, ndërsa ushqimet e  tjera gjithashtu në afat të gjatë japin efekte të tyre të njohura në organizëm. Natyrisht, këto janë tregues të përgjithshëm: çdo ushqim mund të konsumohet në cilësitë e duhura, veçanërisht në një mënyrë jetese të shëndetshme, duke përfshirë aktivitetin fizik të duhur dhe duke ndjekur një dietë të ekuilibruar  Mesdhetare.

Ndër ushqimet që veprojnë negativisht para marrëdhënies dhe raportit seksual , ne listojmë djathrat,e freskëta dhe të stazhinuar .  derivatet e  qumështit qe  në fakt, mund të angazhojnë stomakun për një kohë të gjatë ne procesin e tretjes,  dhe pse keto te fundit  mund të kenë efekte të dobishme në organizem rendojne dhe stimulojne gjendje gjumi .Gjithashtu duhet evituar mishi i kuq per shume arsye , sepse eshte me i veshtire per tu tretur ,dhe i rende.

Pijet alkoolike, pavarësisht se janë në gjendje të rrisin presionin e gjakut, sjellin  nje efekt negativ ne reduktimin e niveleve të testosteronit në gjak dhe mund të ndikojnë drejtpërdrejt në dëshirën dhe epshin seksual mashkullor.

Fasulja dhe brokoli, megjithëse me karakteristika ushqyese interesante, janë produkte  të njohura për aftësinë e tyre për të krijuar gazra në zorrë dhe ënjtje (fryrje)momentale të barkut.

 Në të njëjtën kohe, çokollata konsiderohet si një nxitës i mirë per stimulimin e raportit , por do të jetë e nevojshme qe të zgjidhen ato te cilat jane  fondente ,pra vetem cokollate pa baze qumeshti ,pasi  mund të stimulojnë gjumin.



Ne nje periulle afategjate te konsumit te perditeshem ,do te ishte e nevojshme mos tejkalimi dhe teprimi i perdorimit te nenexhikut sepse ai eshte i njohur per zvogelimin e niveleve te testosteronit ne gjak .
ushqimet e shpejta fast-food jane te njohura per shtimin e kolesterolit te keq ,i cili eshte nje rrezik per qarkullimin e gjakut ,dhe si rrjedhoje mund te sjelle efekte direkte ne ereksionin e organit mashkullor si dhe ne sperkatjen e mukozave femerore .

Dhe se fundi eshte mire qe te mos abuzohet me pije alkolike ,kafeine,si dhe me pije energjike ,te cilat japin vetem nje efekt gjallerues  te perkoheshem.  




  • Blogger Comments
  • Facebook Comments
Item Reviewed: Seksi: cilat ushqime vrasin epshin Rating: 5 Reviewed By: MEDIA CREATION