loading...
1/12/2018

Piperi i zi ndihmon dhe lufton obezitetin , ja perse !

Lufto obezitetin falë piperit të zi. 


Ky është treguesi i dhënë nga studiuesit e Universitetit te Sri Venkateswara, në Indi, sipas të cilit kjo erëz eshte në gjendje të kufizojë efektet e dëmshme të shkaktuara nga një dietë e lartë yndyrore. Përfitimet e sjellura nga ky produkt  ndikojnë si në peshën e trupit tuaj  ashtu dhe në përqindjen e masës së yndyrës. Piperi i zi sjell perfitime dhe ne  kontrollin e sheqerit në gjak .


Studimi mbi marrëdhëniet mes piperit të zi dhe obezitetit u krye nga studiuesit indianë duke iu ofruar minjve laboratorik një dietë të lartë yndyrore për 22 javë rresht. 
Me mbërritjen e javës se 16-të, ekstrakti i njohur si piperon, që përmbahet te kjo erez  u integrua në  dietën e minjve. Nga ana tjeter një grup tjetër i brejtësve domethene minjeve laboratorik u ushqye për kohëzgjatjen e hulumtimit shkencor pa asnjë lloj  integrimi ne diete.


Në fund të ketij hulumtimi shkencor te kryer , studiuesit zbuluan se te minjte që kishin asimiluar  përmbajtjen piperonike në piper të zi, iu shtua densiteti i mineraleve të eshtrave e  krahasuar me ata që u regjistruan si  grupi i kontrollit, . 

Për më tepër, nivelet e glukozës në gjak rezultuan  në mënyrë drastike te reduktuara në grupin e studimit pas vetëm 60 minutash. Sipas ekspertëve, efektet më të mëdha do të shoqëroheshin me një dozë 40 mg / kg  (40 mg per kilogram) të peshës trupore, kur perdoret për një periudhë prej 42 ditësh.


Përfitimet dhe te mirat  anti-obezitet që ofrohen nga piperi i zi,  nuk mund të përfundojnë thjesht këtu. 
Një studim nga Imperial College London arriti në përfundimin se në raste të rënda, patologjia metabolike mund të nxitet dhe krijohet  dhe nga faktorë gjenetikë dhe jo thjesht nga zakonet e dhe menyra e të ngrënit , ose thjesht nga nje stil jetese jo korrekt .

 Kjo erez do të kishte veti te veçanta, dhe te ishte e aftë që të ndërhynte edhe në disa gjene përgjegjëse për sa i perket kesaj situate . Siç u tha nga autorët e studimit në revistën shkencore Ushqyerja dhe Metabolizmi:

Rezultatet tona tregojnë efikasitetin e piperonit si një agjent te fuqishëm kundër obezitetit, ku dhe jepen  dëshmi shkencore për përdorimin e tij si  dhe sugjerojnë mekanizmat e mundshëm të veprimit te tij.




  • Blogger Comments
  • Facebook Comments
Item Reviewed: Piperi i zi ndihmon dhe lufton obezitetin , ja perse ! Rating: 5 Reviewed By: MEDIA CREATION