loading...
1/11/2018

Keni dhimbje shpine ? Mos ja ler fajin motit dhe shiut

Shiu dhe lagështia nuk shkaktojnë dhimbje artikolare (ne kyce e nyje): kete gje e mbeshtesin studiuesit e Harvardit 


A jeni midis atyre miliona personave që mallkojnë shiun, sepse çdo herë që hapim ombrellën jeni të detyruar të hapni kutinë e anti-inflamatorëve për të qetësuar dhimbjet artikulare dhe dhimbjet e shpinës? Kursejini vetes keto mallkime, sepse me sa duket,mendimi  juaji, është vetëm sygjestion.

Studimi

Konfirmimi i ketij lajmi nuk vjen nga burime dosiso por te mendosh se jane pikerisht hulumtuesit dhe shkencetaret e Universitetit prestigjioz të Harvardit, te cilet në një studim të botuar në revistën British Medical Journal shqyrtuan  deri në 11 milionë raporte mjekësore, të përpiluara në SHBA midis 2008 dhe 2012, duke kontrolluar se sa milimetra shi kishin rënë në ditët kur pacientet shfaqnin shqetesimete tyre  ,dhe kryesisht keto  persona ishin  te moshes mbi  65 vjeç.


Rezultatet

"Në çfarëdo mënyre ne shohim këto të dhëna, ne nuk shohim ndonjë lloj korrelacioni ose lidhje  midis shiut dhe vizitave mjekësore te pacienteve për dhimbjen e shpinës dhe dhimbjet  artikulare," thotë internistja Anupam Jena, një nga autoret e studimit. 

Si lind një mit i rremë

Pra, pacientët që mendojnë për një lidhje mes kohes me lageshtire dhe dhimbjeve te kyceve  janë tërësisht jashtë rrugës? "Është e vështirë qe te vertetohet kjo  - thotë Jena - por nëse ka pasur një rritje klinike të dhimbjeve tek pacientet , ne patjeter duhet të kishim  gjetur të paktën një shenjë të vogël të efekteve, por nuk ekziston kjo mundesi ".

 Truri ynë, shpjegon studiuesi, është shumë i mirë në gjetjen e korrelacioneve( lidhjeve), veçanërisht kur ato përfundojnë duke konfirmuar besimet tona: nëse presim që gjunjte të na lëndojnë kur bie shi  harrojmë dhe nëse na dhemb, atëherë kjo gje mbetet e memorizuar në kujtesë.

Kurrë mos e neglizhoni dhimbjen

 Dhimbja është dhimbje, me ose pa shi", thekson Jena. "Por është e rëndësishme të dini se, në një nivel klinik, dhimbja e përbashkët nuk ndryshon nga moti".




  • Blogger Comments
  • Facebook Comments
Item Reviewed: Keni dhimbje shpine ? Mos ja ler fajin motit dhe shiut Rating: 5 Reviewed By: MEDIA CREATION