loading...
1/05/2018

Domatet dhe mollët kurat popullore natyrale për mushkëritë dhe ish duhanpirësit







Domatet dhe mollët janë një ilaç i mundshëm për mushkëritë dhe ish duhanpirësit. Një studim ky i kryer nga kërkuesit e Johns Hopkins, Bloomberg School of Public Health, sipas të cilit disa përbërës të pranishëm në keto dy produkte ushqimore mund të ndihmojnë  që te luftojnë bronkitin akut ose emfizemën pulmonare e cila  rezulton e  dëmtuar si rrjelloje  e grumbulludhimeve  gjatë viteve të përdorimit  dhe pirjes së duhanit.

Do te ishte e nevojshme perdorimi i tre mollëve ose dy domateve në ditë për të ndihmuar mushkëritë e ish duhanpirësve si dhe  për të përshpejtuar shërimin nga dëmet e grumbulluara. Sipas studiuesve amerikanë, përfitimet qe sjellin keto dy produkte  do të luftonin patologjitë  e mbledhura  në përkufizimin më të përgjithshëm të çrregullimeve pulmonare obstruktive kronike ose COPD (çrregullim kronik obstruktiv pulmonar).

Studimi mbi marrëdhëniet midis dietës dhe funksioneve të mushkërive ka parë që hulumtuesit te monitorojnë sjelljet dhe profilet klinike të mbi 650 të rriturve. Publikimi zyrtar i rezultateve u be  në Journal European Respiratory Journal. Testet shqyrtuan aftësinë e mushkërive per te thithur oksigjen në trup dhe për ta nxjerre  atë, duke regjistruar të dhënat në fillim të hulumtimit dhe me pas me kalimin e  10 viteve.

Përfitimet e dietës së mushkërive kanë qenë të dukshme për të gjithë, ndonëse në duhanpirësit e mëparshëm ka pasur një marrëdhënie edhe më të ngushtë midis ngrënies së shëndetshme dhe kushteve më të mira të mushkërive. Siç është thënë nga Dr. Vanessa Garcia-Larsen, autorja kryesore e   hulumtimit:

Ky studim tregon se dieta mund të ndihmojë në riparimin e dëmtimit të mushkërive tek njerëzit që lënë duhanin. Gjithashtu sugjerohet që një dietë e pasur me fruta  mund të ngadalësojë procesin e plakjes natyrale të mushkërive edhe nëse nuk keni pirë kurrë duhan.




Rezultatet mbështesin nevojën e  rekomandimeve dietike, veçanërisht për njerëzit qe shfaqen ne  rrezik   të semundjeve të frymëmarrjes, siç është COPD.
  • Blogger Comments
  • Facebook Comments
Item Reviewed: Domatet dhe mollët kurat popullore natyrale për mushkëritë dhe ish duhanpirësit Rating: 5 Reviewed By: MEDIA CREATION