loading...
1/07/2018

Dhjami dhe yndyra e barkut : produktet më të mira per humbje peshe

Yndyra e barkut ose dhjami  është një papërsosmëri që prek shumë persona kudo ne bote . Le të shohim se si mund të ndërhyjmë në mënyrë efektive kundra ketij fenomeni . Të kesh një bark  të rafshet e te sheshte  është ëndrra e shumë vetave. Shpesh yndyra grumbullohet aty, duke krijuar papersosmeri që janë të vështira për t'u maskuar.


Si të eliminohet dhjami i barkut

Sidomos gjatë dimrit,  , ju doni një dietë pak më të rëndë ,domethene ne dimer njerezit ne pergjithesi hane me shume , ne kete rast  ju grumbulloni disa kilogram me teper rreth belit. Dhe kete gje e veme re  me ardhjen e stines se veres  dhe vetem atehere mendojme se  është koha për gjykimin fatal.

Mire po ja qe dëmi është  bërë është e eshte pak e vështirë për t'a korrigjuar, të paktën në kohë të shkurter. Te eleminosh  yndyrën e  barkut eshte e mundur. Këtu po ofrojme  një sërë këshillash të dobishme që mund të ndiqen.


Te ushqyerit

Para së gjithash duhet të ndehyjme tek  ushqimi. Yndyra e barkut ose dhjami  mund të jetë vetëm pasojë e zakoneve të gabuara të ngrenies. Në dietën e përditshme nuk duhet të mungojnë kurrë perimet (karrotat, selinoja, kastravecat, bishtaja, etj) dhe madje edhe proteinat që rrjedhin nga mishi i bardhë dhe peshku. 

Karbohidratet duhet të jenë të kufizuara dhe duhet të preferohen me shume drithërat pa gluten (p.sh. orizi). 

Mund ti japim ok dhe ti hapim driten jeshile dhe ngrenies se frutave jo domosdoshmerisht ne kohen e ngrenies se vakteve .
 Duke folur për ushqimet, është mirë të shmangësh te renduarit dhe te ngrenit e tepert gjate vakteve  dhe të preferosh më tepër ushqime të lehta gjate ditës. Kjo si rrjedhoje nxit një metabolizëm aktiv dhe kufizon sulmet e urisë.

Hidratimi
Hidratimi i duhur i trupit ndihmon në eliminimin e yndyrës së barkut. Ju duhet të pini të paktën një litër e gjysmë uji në ditë, larg kohes se vakteve te  ushqimit. Uji është gjithashtu thelbësor për ta bërë lëkurën të pastër dhe të ndritshme. Tisanat infuzet ,(cajrat) e bimëve  si lengjet e frutave te shtryllura  si  dhe ato te  perimeve janë gjithashtu të shkëlqyera, përderisa ato nuk përmbajnë sheqerna të rafinuara.

lëvizjet

Sidoqoftë, ngrënia dhe pirja e duhur nuk mjafton.Ne pergjithesi stilet  jetesës pa shume levizje e bëjnë metabolizmin e yndyrës te  vështirë ( domethene qe nuk tretet). 

Pra nevojitet  aktivitet fizik ditor (shëtitje 30-minutëshe) dhe veprimtari javore aerobike (te pakten per 3 herë).


Bark i sheshtë

Le të përpiqemi të japim disa këshilla se si të përgatisim një dietë të ekuilibruar që ju lejon të digjni dhjamin e barkut. Në veçanti do te tregojmë se cilët ushqime janë të preferuara dhe ato që duhen eliminuar. 

Ushqimet e lejuara dhe qe duhen konsumuar ne kete rast , janë ato anti-ënjtje, kundra fryrjes ,ose ndryshe te quajtura hipokalorike dhe që ndihmojnë për të mbajtur muskujt në formë. Le ti shikojme me poshte:

- Mish i  (pulës, lepurit, gjeldetit)

- perimet e pasura me fibra (kopër dhe asparagus, (asparaxh)

- fruta të pasura me ujë (portokalli, mandarina, ananasi )

- Dritherat integrale

- pije pa sheqer (çaji bimor, lengje nga futat e shtryllura , çaji jeshil).



Nga ana tjeter kemi te bejme me disa lloje  ushqimesh që çojnë në shtimin e peshës dhe që mund të fermentohen brenda ne bark pa u tretur  dhe për këtë arsye fryjnë barkun.

- salcicet

- Te skuqurat në përgjithësi

- ushqimet  me permbajtje  majaje si e birres ,bukes,etj.

- karbohidratet e rafinuara

- perimet që prodhojnë gazra te  zorrëve si  (lakrat  dhe specat)

- pijet e  gazuara

- djathrat e  butë

- çamçakëzi

- kripa e rafinuar dhe sheqernat

Për një dietë  hipokalorike  që djeg yndyrat e barkut është e rëndësishme të mbani mend se te ngrenit duhet ndare  në 5 vakte,domethene duke ngrene pak dhe me shpesh e disa herë në ditë, kështu që kurrë nuk do të ndiheni të uritur dhe do ta bëni metabolizmin e trupit tuaj te punoje  gjatë gjithë kohës. Dieta duhet të shoqërohet me aktivitet fizik të përditshëm dhe ushtrime veçanërisht per muskujt  e barkut.

Produktet më të mira


Ka shumë produkte  natyrale që ju lejojnë të digjni yndyrën e barkut dhe të zvogëloni ënjtjen e barkut. Limoni është një ushqim me veti shumë të pasura e të dobishme. Shoqërohet me ujë të vakët, dhe pihet  në mëngjes esell ,kjo  nxit  aktivitetin e zorrëve dhe ndihmon metabolizmin.

 Koperi është nje bime  e njohur dhe e shume e  përdorur kur është fjala për ënjtje dhe fryrje  të barkut. Ju mund të hani të freskët, të gatuar ose mund ta perdorni   atë si një infuz ,caj  (në këtë rast duke lënë fara kopër mbushur). Pirja dhe perdorimi mbas mbarimit  të vakteve kryesore.


 Boronicat janë fruta të vogla ideale kundër fryrjeve të barkut. Ato mund të hahen të freskëta,  ose mund ti perdorim si nje  çaj bimor . 

Falë bromelain-it që përmban, ananasi  është një kure natyrale e mire  për tretje. Kujdes nga kunder indikimet në prani të problemeve të mëlçisë dhe veshkave.


  • Blogger Comments
  • Facebook Comments
Item Reviewed: Dhjami dhe yndyra e barkut : produktet më të mira per humbje peshe Rating: 5 Reviewed By: MEDIA CREATION