loading...
1/18/2018

Çaji si nje kure popullore dhe natyrale për të rritur energjinë mendore

Çaji mund të konsiderohet një kure  natyrale për të rritur energjinë mendore, një pije e afte e cila  mund të na bëjë më kreative, kjo sipas  një studimi te  ri te zbuluar kohet e fundit .

Shkencëtarët kanë zbuluar se një filxhan çaji i thjeshtë është në gjendje të gjenerojë një humor të mirë, duke arritur të rrisë aftësitë intelektuale. Studentët që u përfshinë në kete  hulumtim shkencor , pasi pinë një infuz me baze   çaji, paraqiten  rezultate më të mira në testet krijuese dhe njohëse sesa ata që kishin pirë vetëm uje.

Çaji përmban kafeinë dhe theanin, të cilat zakonisht sjellin me shume perqendrim dhe shpejtësi në përgjigje. Deri tani nuk dihej se ato kishin nje  efekt të menjëhershëm veprimi.

Tani është zbuluar se çaji është në gjendje të krijojë një gjendje humori pozitiv, i cili nga ana tjetër stimulon rajonet kognitive të trurit.

Rreth 50 studentë u monitoruan gjatë hulumtimit. Disa prej tyre iu ofrua per te pire  një filxhan çaj te zi ndërsa të tjerët pinë një gotë ujë. Pastaj të gjithë u nënshtruan testeve njohëse.


Shkencëtarët e Universitetit të Pekinit llogariten pergjigjet e dhena ne teste ne baze te nje sistemi pikesh . Në të gjitha rastet, ata që kishin pirë çaj raportuan rezultate më të larta.

 Nga ku arriten dhe ne perfundimin se caji  ndihmon të menduarit në mënyrë divergjente, duke bërë të mundur  shpikjen e  ideve të reja rreth një teme qendrore.

Studime të tjera kanë treguar se pirja e  çajit   çdo ditë mund të zvogëlojë rrezikun e dëmtimit te memories dhe kujteses  deri ne  50% tek  të moshuarit. 

Përveç kësaj, hulumtimet kanë treguar se një filxhan çaji në ditë mund të zvogëlojë rrezikun e sëmundjes Alzheimer deri në 86%, si dhe zvogëlimin e rrezikut të shkaktimit të diabetit të tipit 2.



  • Blogger Comments
  • Facebook Comments
Item Reviewed: Çaji si nje kure popullore dhe natyrale për të rritur energjinë mendore Rating: 5 Reviewed By: MEDIA CREATION