loading...
1/08/2018

A e dini se si mund te asimiloni me mire hekurin ?

Dallimi në mes të hekurit të përfshirë në mish dhe në perime.


 Hekuri i përfshirë në mish dhe derivatet e tij quhen heme i cili përgjithësisht absorbohet më lehtë nga trupi ynë sesa ai që gjendet tek bimët, te  cilat në  kete rast quhen  jo heme.

Megjithatë, ne kete rast ekzistojne strategji të ndryshme për të rritur aftësinë e trupit tonë për asimilimin e hekurit që gjendet tek perimet dhe bimet. Metodat më të mira ne kete rast janë: - ngrenia e  ushqimeve të pasura me vitaminë C: konsumimi i ketyre  ushqimeve së bashku me ushqimet e pasura me hekur shtojne mundesine e absorbimit  deri në 300 për qind me shume .


 Shmangni:

kafeja dhe çaji pas ngrënies: të dyja reduktojnë ndjeshëm absorbimin e hekurit;

Përdorni tenxhere  hekuri: 

Duke përdorur enë hekuri për gatimin e  ushqimit  mund të rrisni ndjeshëm përmbajtjen e hekurit .
Kjo ndodh sidomos dhe vecanerisht  kur gatuhen  ushqimet acidike siç janë domatet.


Nëse keni mangesi  hekuri, ju do te  ndiheni të lodhur:

 Të ndiheni i lodhur është një nga simptomat më të zakonshme të mungesës së hekurit. Ky faktor godet më shumë se gjysmen e njerëzve kudo ne bote.
Kjo ndodh sepse trupi ynë ka nevojë për hekur për të krijuar një proteinë të quajtur hemoglobinë, e cila gjendet në qelizat (rruazat ) e kuqe të gjakut. Hemoglobina ndihmon në sjelljen e oksigjenit tek  qelizat.
Nëse nuk ka mjaftueshem, indet dhe muskujt thithin më pak oksigjen.


Kujdes nga zbehja e fytyrës:

 Lëkura e zbehtë e fytyrës është një tjetër simptomë shumë e zakonshme.
Hemoglobina në të vërtetë i jep ngjyrën e kuqe  gjakut, kështu që nëse ka pak hekur, gjaku është më pak i kuq.
Kjo zbehje mund të ndikojë në të gjithë trupin por gjithashtu dhe mund të limitohet në  pjesë, të tilla si fytyra, mishrat e dhembeve ose brenda buzëve, deri në thonjtë.
Është një nga gjërat e para që mjekët shikojnë dhe kuptojne  nëse ka mungesë hekuri.


  • Blogger Comments
  • Facebook Comments
Item Reviewed: A e dini se si mund te asimiloni me mire hekurin ? Rating: 5 Reviewed By: MEDIA CREATION