loading...
12/10/2017

Akupunktura (agopuntura) ,metoda Kineze e kurimit me gjilpera


Akupunktura (agopuntura) është një disiplinë holistike qe

 perdoret per të rivendosur gjendjen e mirëqenies së trupit

dhe mendjes nëpërmjet stimulimit të lëkurës me gjilpera 

ose ndyshe ago) te  ngrohta.

Akupunktura është një metodologji antike terapeutike që i

 përket korpusit të mjekësisë tradicionale kineze. Qëllimi i 

akupunkturës është rivendosja e gjendjes së shëndetit dhe

 mirëqenies së subjektit duke futur disa gjilpera në pika të

 caktuara në trupin e njeriut. 

Gjendja e sëmundjes shkaktohet  nga një qarkullim i dobët i

qi,  (  ENERGJIA VITALE   )  me  akumulimin ose mungesën

 e energjisë nëpermjet   pjesëve të trupit. 

Duke futur gjilpera te vogla  përgjatë boshtit të meridianeve,

  behet e mundur   rivendosja e  ekuilibrit dhe  e energjisë së 

individit,per te siguruar  gjendjen e mireqenies fiziko 

mendore. 

Metoda e kurimit me gjilpera e  ka origjinën shumë të lashtë,

 që daton më shumë se dhjetë mijë vjet. Ajo ishte nën

 Dinastinë Ming  , dhe me vone qe metoda e kurimit me 

gjilpera te  arrinte kulmin e  saj, dhe te perhapej ne boten 

perendimore u be e mundur në sajë të Jezuitëve në 1600

 dhe punën e mevoneshme  të G. Sulier de Morant, një

 diplomat  ky francez.
 Mao Tse Tung (Mao ce dun)  formalizoi akupunkturën, duke

 e lejuar atë të përdoret dhe  në spitale.
Në disa zona dhe vende  të botës akupunktura eshte  vendosur dhe afirmuar  si dhe legalizuar ne menyre te

 plote.Ndersa ne vendet perendimore kjo disipline eshte

 shume pak e perhapur. 

Përfitimet e akupunkturës dhe kundërindikacionet



Stimulimi i lëkurës përmes gjilperave  dhe te ngrohtit paraqet

 një kure efektive kundër çrregullimeve të shumta: si

  pagjumësia, dhimbjet e  kokes, aknet, psoriasis, stresit,

 depresionit dhe infertilitetit.

Kohët e fundit, akupunktura lejon suksese të rëndësishme në

 luftën kundër varësive. Gjithnjë e më shumë njerëz po

 kthehen në akupunkturë për të lënë duhanin ose për të

 kontrolluar urinë nervore gjatë dietës. Në fakt, duke

 stimuluar një pikë të caktuar, gjilpëra e specialistit anulon

 dëshirën e pandalshme që tundon ata që përpiqen të

 ndalojnë pirjen e duhanit ose si ne rastin e ngrenies dhe

 ushqimit te tepruar.

Megjithatë, akupunktura paraqet kundërindikacione të

 rëndësishme. mos rrespektimi si dhe mos sterilizimi i agove

  (gjilperave) të përdorura gjatë një seance mund të çojë në

 infeksione dhe sëmundje shumë serioze, siç është hepatiti.


 Një praktikues i pasigurt dhe jo specialist mund gjithashtu të

 provokoje   gabimisht  deme duke shkaktuar shpime të disa

 indeve si dhe probleme të një entiteti ose natyre  tjetër.


Për ke ështe e  dobishëme

Një trajtim me  akupunkturë është veçanërisht i dobishëm

 për ata që duhet të marrin dhe asimilojne shumë ilaçe në të 

njëjtën kohë ose që kanë vështirësi në marrjen e ilaçeve te 

cilet ne kete rast  mund të zgjidhin problemin e tyre.

Gjithashtu përfshihen në këtë kategori dhe gratë shtatzëna, 

një periudhë në të cilën përdorimi i barnave dhe ilaceve në

 përgjithësi nuk rekomandohet, si dhe ata që vuajnë nga 

sëmundje kronike, pasi përdorimi i zgjatur i anti-inflamatorëve

 ka sjelle komplikime  .

Akupunktura gjithashtu i drejtohet dhe  personave fizikisht të 

shëndoshë që merren me aktivitete sportive  duke ndihmuar 

procesin e metabolizmit . 

Perdorimi i metodes me Gjilpëra keshillohet u tregohet 

gjithashtu per subjektet  e shqetësuar dhe qe kane ankth, të 

cilët në këtë mënyrë mund ta çlirojnë zemrën e tyre  nga 

kafazi i shtypjes:


Sukseset e akupunkturës në fushën e humbjes së peshës 

dhe luftës kundër pirjes së duhanit kanë zgjeruar në mënyrë

 të konsiderueshme fushën e përdoruesve.




  • Blogger Comments
  • Facebook Comments
Item Reviewed: Akupunktura (agopuntura) ,metoda Kineze e kurimit me gjilpera Rating: 5 Reviewed By: MEDIA CREATION