loading...
9/09/2017

Pena qe identifikon ne 10 sekonda ,ne 2018 ky test do te kryhet mbi njeriun


Ne disa raste dispozitivi eshte ne gjendje te njohe dhe nen tipin e tumorit ,kete gje e shpjegon artikulli i publikuar ne Science Translational Medicine, revista e shoqates amerikane per avancimin e shkences


Mund te manaxhohet dhe perdoret si nje stilolapes ose pene ,por ai eshte nje instrument qe lejon njohjen e tumoreve ne 10 sekonda me nje saktesi 96%.
MasSpec Pen, ky eshte emri i tij,dhe eshte nje dispozitiv i zhvilluar nga universiteti i Teksasit ,ai do ti sherbeje kirurgeve qe te kryejne diagnostikime te sakta dhe ne kohe reale .
Keruesit shkencore mendojne qe ta perdorin ate ne pacientet humane ne fillimet e 2018 .


Stilolapsi ose ndryshe pena eshte testuar aktualisht ne kaviet eksperimentale ajo eshte e perbere nga nje  maje e cila eshte printuar (stampuar) ne 3D dhe e bere me nje material  biokompatibile . Ne kete menyre pena mund te nxjerre molekulat qe duhen kontrolluar nga indi me pak pika uji ; me pas ato transferohen ne nje tub te pekulshem ( fleksibel)  ne spektometrin masiv ,i cili llogarit masen e molekulave te pranishme ne kete kampion . 
Dhe mbas disa sekondash mbi nje ekran shfaqet rrezultati .Ne disa raste pena eshte ne gjendje qe te dalloje e njohe dhe nen tipin e tumorit .



Kjo është e mundur sepse çdo formë e tumorit prodhon metabolite të veçanta, si një lloj firme.
 Pas analizimit të mostrave ose ndryshe kampioneve  të indeve të tumorit të 253 pacientëve (mushkërive, vezore, tiroideve dhe gjirit), studiuesit ishin në gjendje të zhvillonin një profil molekular, duke zbuluar kështu tumoret me nje  saktësi 96%.


 Në këtë mënyrë, "stilolapsi " mund të jetë 150 herë më i shpejtë se teknologjitë aktuale në identifikimin e tumoreve dhe mund ta bëjë këtë pa dëmtuar indet e shëndetshme. Heqja e shumë indeve të shëndetshme gjatë operacionit mund ti shkaktojë efekte anësore  pacientëve të tilla si dëmtimi nervor ose ai i muskujve.



  • Blogger Comments
  • Facebook Comments
Item Reviewed: Pena qe identifikon ne 10 sekonda ,ne 2018 ky test do te kryhet mbi njeriun Rating: 5 Reviewed By: MEDIA CREATION