Aloe vera bima e shendetit

Shpesh theritet bima e mrekullise , ose ndryshe sheruesja natyrore

Konsumimi i molles jeshile sjell shume te mira ne jeten tone

Molla e gjelbër është shumë e shëndetshme si dhe lufton ne parandalimin e semundjeve.

10 Ushqimet qe mund te konsumojme cdo dite per nje diete te mire

Dëshironi të ndiqni një dietë të shëndetshme por nuk e dini ku të filloni?

Obeziteti infantil gjithe gabimet e keshillat

Edukimi alimentar (ushqimor)mbetet jetesor

Fjala e dites pastrimi i trupit ,depuracioni me ane te dietave dhe levizjes

Kur natyra pergatitet per ndryshim eshte momenti i duhur per rinovimin e depuracionin e trupit

Nje nga kurat me te mira popullore ,per rruget urinare

Mustaqet e misrit  ofrojne një qetësues dhe diuretik shumë te mire e energjik, dhe edhe nese mund te perdoret ne periudha të zgjatura kohe nuk shkakton efekte anësore. Një nga mjetet  më të mira popullore diuretike acideve oxalice, fosfatike dhe me veprim të butë, por të qëndrueshem.
loading...
mustaqet e misrit janë përdorur në rastet e etheve akute, gurët në veshka dhe gurët e fshikëzës, inflamacionin e fshikëzez se urinës dhe zhavorrit{ reres} fosfatike, dhimbjes se barkut , veshkave,
Gjithashtu eshte  e dobishme kundër arteriosklerozës.

Aplikacioni
Zieni mustaqet  e misrit: 
lerreni te vloje  per 10 minuta një grusht mustaqe misri  të thata në një litër ujë, lereni re kulloje edhe për 10 minuta te tjera .
Pini 4 gota në ditë para ushqimit.

Sherebela per sistemin nervor dhe zemren

Sherebela  
është e shëndetshme  si për sistemin  nervor ashtu edhe ate te  zemres kështu që është e rekomanduar ne rastet  depresivo emocionale gjithashtu edhe ne rastet e  lodhjes  shkaktuar nga puna e tepërt intelektuale. 
Si një tonik për zemrën dhe sistemin nervor, ky  ilaç i mirë rekomandohet të mbahet nga  një gjethe  në gojë dhe te përtypet.

Duke mjekuar plage te vogla



Barbaroza, një lule aq e zakonshme në ballkonet e shtëpisë,sa mund të jetë një ilaç i shpejtë për të trajtuar plagë të lehta. 
Merrni një fletë të pastër barbarozë, shtrydhje atë në një copë çarçaf dhe  aplikoje atë në plagë. Do të ngjitet në lëkurë dhe do të mbylle  shpejtë prerjen.

Te sherohesh me laker, mjekim popullor


Gjethet e lakrës po te aplikohen  në vendet e mavijosura shërohen me shpejtë. 

1-Për rastet me  kollë ziej një filxhan  me qumësht  dhe një fletë lakër bashke dhe pije . 

2-Gjethet e lakrës  mund të nxehen, natyrisht jo shumë të nxehta dhe të aplikohen , ne pjesët e prekura nga dhembjet reumatike ose te  muskujve, të paktën 2 herë në ditë.

Kurat, dhe shume perdorimet e patates ne mjeksine popullore



Patatja mblidhet  në gusht dhe shtator. 
Patatja e pjekur furrë  është një ushqim i mirë për diabetikët. Lekura  e patates e grire është një kure e mire ekonomike për  lëkurën,  kundra  rrudhave . 
Gjethet e thara të patates  perdoren për të trajtuar nevralgjite, reumatizmat, artritet, problemet e urines, gjithashtu dhe nje seri  të llojeve të ndryshme. 
gjethet e  freskëta të shtypura dhe te perziera me miell misri  zbutusin dhimbjen reumatike kur aplikohet pikerisht  në vendin e dhimbjes . 

Kure prej gjetheve te patates
Ziejeni  gjethet e patates: 
vloni për reth 5 minuta, dy  grushte gjethe të thata në një litër ujë dhe lereni të deri sa të ftohet.
 Aplikimi
 merrni 5 lugë në ditë deri në 3 gota në rastet e sëmundjeve të frymëmarrjes. Në doza  me të larta  është një diuretik i fuqishëm. 

Kure prej lekurave te patates
Zieni e lekurat e patates :
 vloni për 10 minuta 50 gram nga  lëkurat e thata në liter uje. 
Aplikimi
 Pihet 4 lugë në ditë për këmbët e  fryra dhe edemat.

Perdorimi i limonit

 Limoni
1-Nëse një insekt ju kafshon, merrni një copë limon, shtrydheni  dhe vendoseni atë mbi plagë për disa sekonda. Zhduk dhimbjen, ënjtjen dhe inflamacionin. 

2-Për te perfituar më shumë lëng nga limoni, lëreni  në ujë të ngrohtë për 15 minuta, pastaj shtrydheni ate .

3-Për të hequr  dhimbjen e  kokes,  pini një kafe duke shtuar tri lugë kafeje limon.

 4- Një herë në ditë për 5 ditë. 
Ju mund të bëni një gargarë  me lëng të freskët limoni dhe kripë. kjo gjithashtu shërben për të dezinfektuar dhimbjen e  fytit.

Maska qe ben te shkelqeje floket e thate

Ngjyra, klor, shampo agresive ...flokët vuajnë , dhe thahen

Zgjidhja: 
Një maskë ushqyese me fruta, e pasur me fibra dhe vitamina. 
Përbërësit: 
Një mango 
Një pjeshke apo kajsi 
2 lugë vaj ulliri ekstra të virgjër 
Një got kos të thjeshtë 
Një lugë muesli pa i shtuar  sheqer   {muesli është një përzierje e drithërave me fruta të thata zakonisht hahet gjatë mëngjesit. Ajo mund të konsumohet sic eshte , por është e rekomandueshme qe të shoqërohet  me qumësht, kos ose qumësht soje. Konsumi i tij është jashtëzakonisht popullor në vendet gjermanisht-folëse dhe Zvicër, nga e ka dhe prejardhjen  ndryshe konfleksa.  } 
Receta: 
Përzieni  frutat me kos dhe muesli, shtoni vajin e ullirit dhe aplikojeni përzierjen në flokë. lereni per te pakten   30 minuta. Shpëlani  me  uje te bollshem dhe lerini te thahen floket vete pa ndihmen e tharses se flokeve 

Maska me fruta per fytyre e qafe

 Maska e mollës
Përmban vitamina dhe shtrin  rrudhat.
E përshtatshme për lëkurë të rregjuar dhe lëkurë me vaj
.
Përgatitja :

Qeroni dhe grini një mollë . Aplikojeni  puren   në fytyrë dhe qafë .
mbajeni per  rreth dhjetë minuta në fytyrën tuaj , dhe pastaj lajeni me uje te bollshem.

 Mask me luleshtrydhe
Ajo përmban vitamina , përmirëson qarkullimin , forcon indet e lëkurës . e përshtatshme për  lëkurë me yndyre ,dhe te   butë .

Përgatitja 

: shtypni  dy ose tre luleshtrydhe  te pjekura ,masa merret dhe aplikohet mbi fytyre dhe ne të gjitha pikat e mundura ose aty ku  deshirojme qe ta aplikojme.
 Përdoret  për të rivendosur ngjyrat dhe vitalitetin kundra  një çehre të zbehtë , gjithashtu ndihmon  lëkurën që tenton të varet.



Maskë dardhë
Ajo përmban vitamina dhe forcon poret . e përshtatshme për lëkurë shumë te yndyrshme .
Përgatitja :
ndani nje  dardhë ne gjysmë ,  jo shumë te lengeshme, përhapeni  mbi  fytyrë dhe qafë .
Lëreni  atë në lëkurë derisa ajo thahet .





 Maske me Banane
Ajo përmban vitamina , ushqen dhe zbut . E përshtateshme për lëkurë të thatë .

Përgatitja :

 ndani një gjysmë banane me një pirun , shtoni disa pika lëng limoni dhe  aplikojeni në fytyrë dhe qafë .
Hiqeni ate   kur " të thahet  .

Kure me limon per shndritjen e lekures


përbërësit: 

2 kokrra  limoni
1 lugë gjelle vaj vegjetal te paster

Procedura
: Së pari lani limonat me ujë shumë të nxehtë, pastroijini me nje furce mire e mire ,dhe gjithashtu  thajini  mirë ato.  I grini  lekuren dhe lereni  të thahet  në një leckë {nape}. Pastaj hidhni  vajin vegjetal brenda nje ene perzieni copat e  lekures te grira me rende duke krijuar nje mase homogjene  një masë te butë tashmë e gatshme per tu perdorur.

Aplikimi dhe efektet:

Kjo recetë vjetër angleze nuk është menduar për pastrimin e përditshëm të lëkurës   por do te perdoret në intervale prej rreth 15 ditë për të shndritur  dhe freskuar çehren e fytyres. Përhapni  përzierjen  mbi  fytyrën tuaj e cila duhet pastruar dhe lare me perpara me uje te bollshem me një lëvizje rrethore, duhet  pasur kujdes  që të mos gervishtni  lëkurën  gjate aplikimit ,kryeni kete proces për rreth 5 minuta. Shpëlajeni  me ujë të bollshëm të ngrohtë.



Flokë te mrekullueshëm në një mënyrë të natyrshme ...

Flokë  te mrekullueshëm në një mënyrë të natyrshme ...

A do te donit te kishit një pamje të tillë kulmore si ajo e modeleve që ju shihni në reklama televizive ? Nuk është e vështirë , vetem se ti duhet te kujdesesh për flokun  tend ne rrugën e duhur.
Një flokë i shëndetshëm fillon me një lavazh të mirë , edhe pse parukieret pohojne se ne nuk dimë  ti  lajme ato ashtu sic duhet .
Gjeja e pare qe duhet bere eshte krehja e flokut tuaj : në këtë mënyrë mund te eleminoni yndyrnat e teperta te produkteve të përdorura si llaku xheli etj .
Mos i njomni ato vetëm sipërfaqësisht : Para se te perdorni  shampon , ju duhet ti keni flokët e lagur tërësisht .

Trajtim per kembet me perberes natyral

Procedura:
shkrihen në 'pak ujë të nxehtë disa pika vaj esencial të freskët ose qetësues (livando, sherebele, rozmarinë), fusni perzierjen  në një tas dhe lejini këmbët tuaja  brenda për 5-10 minuta. Me pas është e nevojshme  të merrni një gur shtufi dhe te ferkoni pjesën e ashper  të këmbëve. Për zonat më pak të ashpra do te ishte e  mjaftueshme dhe nje krem  trupi. Pas ferkimit me gure shtufi dhe heqjes se  lëkurës se ashper,mund  te perdorni nje krem idratues per zbutjen e pjeses se skuqur nga ferkimi me gurin Përhapja e kremit është shumë e rëndësishme, ne te gjithe siperfaqen ndryshe pas disa ditëve lëkura do të jetë edhe më e ashper. 

Maske per trupin me sheqer dhe mjalte

Përbërësit: 

-1 Lugë çaji sheqer 

-2 Lugë mjaltë 

-3 Lugë vaj ulliri ose bajame ëmbël 


Përgatitja: 

perzijeni  sheqerin  dhe vajin bashke , pastaj shtoni mjaltën  dhe trazojini mirë. 

Të gjithe perziersit e trupit duhet të zbatohet me një masazh të butë pas dushit ,  me lekure te lagësht, pastaj shperlahet me uje te ngrohte  me ujë të ngrohtë. 

Maska fytyre prej majas se birres, per lekure te erret

Pergatitja:

3 LUGE KAFEJE MAJA BIRRE NE FORME PLUHURI
1 FILXHAN KAFEJE  ME UJE 
2 LUGE KAFEJE ME UJE TRENDAFILESH

Procedimi:

Shkrini ne uje majan e birres ne temperaturen e ambjentit .Kur te keni perftuar perzierjen ,shtoni ujin e trendafileve dhe perzijeni deri sa kontenuti te jete inkorporuar plotesisht 

Perdorimi :

Shtrini masken mbi fytyre te paster dhe lereni per 15 minuta ,me pas shplajeni mire me uje te ftohte e te bollshem

Rruget urinare dhe disa menyra popullore per ti kuruar ato

Thuajse çdo ditë dëgjojmë njerëz që të ankohen për shqetësimet që u sjellin infeksionet e rrugëve urinare. Stina e ftohtë ndikon në acarimin e këtyre problemeve, prandaj mjeket japin disa këshilla se si mund të parandalohet shfaqja e këtyre problemeve.
Zbulimi i faktorëve të rinj që ndikojnë në shfaqjen dhe zhvillimin e sëmundjeve, simptomat e para, trashëgimia, kurat dhe shumë të tjera si këto vazhdojnë të jenë në qendër të punës së shkencëtarëve. Për ta ka ende shumë punë deri në evidentimin e të gjithë arsyeve që shkaktojnë dëmtimin e njërit e organeve në trupin e njeriut, përhapjen e infeksioneve të rrugëve urinare dhe në fund kurimin e plotë të saj. “Tirana Observer” sjell gjithçka duhet të dimë mbi shfaqjen e sëmundjeve të rrugëve urinare, mënyrat e parandalimit e kurimit, dhe këshillat e mjekëve.

Kura e mjekime popullore per kurimin e tiroideve

Frutat dhe zarzavatet që mbrojnë nga shfaqja e tiroideve. Recetat, vaji i arrave të kokosit parandalon formimin e gjëndrave. Këto dhe të tjera, në numrin e sotëm, në një suplement prej gjashtë faqesh.Disa nga sëmundjet më të shpeshta në vendit tonë janë edhe çrregullimet e gjëndrëstiroide. Kjo gjëndër ndodhet në pjesën e përparme të qafës dhe ka formën e një fluture me dy krahë, që mbështillen rreth trakesë. 

Funksioni i vetëm i tiroidesështë të prodhojë hormonet etiroides, të cilat kanë ndikim pothuajse në të gjithë indet e trupit, ku rrit aktivitetin qelizor. Pra, funksioni i tiroides është të rregullojë metabolizmin e trupit. Zmadhimi itiroide, kjo sëmundje e njohur si gusha, është e përhapur në gjithë vendin tonë. Shkaku parësor i rritjes së gjëndrës tiroide është pamjaftueshmëria ejodit. Mjekësia gjithmonë bazohet në përvojën njerëzore, madje është shkenca në të cilën përvoja vlen shumë. Por shumë prej sëmundjeve twtiroides mund të parandalohen vetëm duke ndjekur disa këshilla të thjeshta. 

Por cilat janë frutat dhe zarzavatet që mbrojnë nga shfaqja e tiroideve. Recetat popullore. Vaji i arrave të kokosit parandalon formimin e gjëndrave. Kur gjëndra prodhon më pak apo më shumë hormone se sasia normale. Pamjaftueshmëria e jodit shkak për rritjes së gjëndrës tiroide. Këto dhe shumë këshilla e rekomandime të tjera të mjekëve, në suplementin e sotëm prej pesë faqesh, për t’u mbrojtur nga shfaqja e gjëndrave dhe çrregullimi i funksionit të tiroideve. 

Limoni,dhe kurat popullore te tije

Ka një numër shumë të madh të mjekimeve me bazë limoni, që këshillohet t’i përdorni si mjekime popullore. Lëngu i limonit furnizon trupin me vitaminë C dhe B, si dhe me minerale si: kalciumi, fosfori dhe magnezi.
Limoni ka edhe efekt antibakterial. Duhet të keni parasysh të zgjidhni limona të verdhë, që nuk kanë reflekse me ngjyrë jeshile.  Vlerat e limonit fillojnë të humbasin pas një jave, nëse i mbajmë në temperaturën e ambientit. Nëse i mbajmë në frigorifer, vlerat e tyre zgjasin më tepër (2-3 javë). Mjekimet popullore me bazë limoni janë:
Temperatura. Pini ujë të ngrohtë me limon kur duhet të ulni temperaturën. Lëngu ndihmon në uljen e saj, duke rritur djersitjen.
Infeksionet në grykë. Limoni ofron avantazhe antibakteriale, që ndihmojnë në trajtimin e infeksioneve të grykës. Pini një gjysmë gote lëng limoni para se të flini.
Dhembja e grykës. Zbutni dhimbjen e grykës, duke pirë një lëng limoni, shoqëruar me një lugë mjaltë. Për të bërë një shurup kurativ përzieni 4 lugë lëng limoni, një filxhan mjaltë dhe gjysmë gote vaj ulliri. Ngrohni përzierjen për 5 minuta dhe më pas hani nga një lugë çdo 2 orë.VAZHDO TE LEXOSH

Rozmarinë, Luleshingjini, Trumzë,recete popullore

1. Kundër reumatizmi
Në një litër raki, më së miri do ishte në raki rrushi, shtoni 80g lule të trumzës. Lejeni për të pushuar 20 ditë, kullojeni në një gazë dhe përdoreni për masazh të vendeve të trupit aty ku keni dhimbje.
2. Çaji çlodhës për gjumë të mirë
Trumza përmban përbërës medicinal të cilët lehtë avullohen dhe për këtë arsye duhet të zihet në një enë të mbuluar.Çaji i zier në një enë të hapur me sasi si të pamjaftueshme të bimës gjithashtu nuk na ofron vetitë mjekuese.
Pra, për të bërë një çaj të mirë, merreni një
  • Rozmarinë
  • Luleshengjini
  • Trumzë
lugë çaji trumzë, e futni në dy decilitra ujë të vluar, e mbuloni dhe pas gjysmë ore e kulloni. Ëmbëlsoni me mjaltë dhe pini 3-4 gota të çajit në ditë.
3. Për sinuset e shëndetshëm
Një lugë gjelle trumzë e hedhni në ujë të nxehtë dhe avullin e thithni (bëni inhalim) dy herë në ditë.
4. Locion për flokëtNë një litër ujë të ftohtë vendosni 20g rozmarinë, luleshingjini dhe trumzë. Përzierjen e bimëve lerëni të qëndrojë për tre orë në ujë të ftohtë, dhe pastaj e ngrohni në temperaturë prej 80 gradë, e kulloni në një gazë të pastër dhe e futni në një enë hermetikisht të mbyllur. Përdoreni këtë locion një herë në ditë për masazh të butë të rrënjës së flokëve. Kombinimi i këtyre tri bimëve shkatërron mikrobet që sulmojnë lëkurën e kokës, duke shkaktuar zbokth

Vitamina B9 / Si të marrësh sasi të mjaftueshme të Vitaminës B9 nga ushqimi?

Vitamina B9, që më shumë njihet si folate apo acid folik, 
është vitaminë që tretet në ujë dhe që bënë pjesë në
 familjen e vitaminës B. Vitaminat B ndihmojnë dhe
 përkrahin funksionet adrenaline, qetësojnë dhe
 mirëmbajnë sistem nervor të shëndetshëm, dhe janë 
të domosdoshme për procese kyçe metabolike. Folate
 në mënyrë të natyrshme gjendet në ushqime, kurse
 acidi folik është forma sintetike e folatës.Vitamina\
 B9 është e domosdoshme për zhvillim dhe rritje të
 njeriut, inkurajon funksion të duhur të trurit dhe nervave,
 dhe gjithashtu mund të ndihmoj në zvogëlimin të niveleve
 të homocisteine aminoacidit në gjak (nivelet e rritura të
 homocysteine janë lidhur me rritjen e rrezikut të
 sëmundjes së zemrës dhe goditjes). Acidi folik 
gjithashtu mund të ndihmoj kundër kancereve në mushkëri,
 zorrës, zverkut, e gjithashtu mund të ndihmoj në 
ngadalësimin e rënies së memories e shkaktuar nga mplakja.
Gratë shtatzëna kanë rritje të nevojës për acid folik: sepse
 ndihmon rritjen e placentës dhe fetusit, e gjithashtu ndihmon
 në parandalimin e disa defekteve të lindjes, veçanërisht ato
 të trurit dhe palcës kurrizore. Grat shtatzana dhe gratë e
 moshës për lindje duhet ta kenë parasysh dhe të jenë të
 kujdesshme të marrin acid folik mjaftueshëm (shih më poshtë
 për sasinë e rekomanduar për gra shtatzana).

Cilat janë shenjat e mangësisë së Vitaminës B9?

Mangësia është lidhur me defektet e lindjes, peshë e vogël e 
lindjes, humbje të shtatzanis, depresion, humbje të memories
, dhe cervical dysplasia (rritje abnormale e qelizave në 
sipërfaqe të qafës së mitrës). Alkoolistët, grat shtatzana, dhe
 ata që jetojnë në ambiente institucionale janë në rrezik më të
 madh të mungesës së kësaj vitamine B9.

Çfarë lloji dhe sa i duhet një të rrituri?

Sasia e rekomanduar për të rritur 
është 400 mikrogram.
 Dr. Weil në webfaqen e tij drweil.com 
rekomandon 400 mcg
 në ditë si pjesë e një suplementi 
B-complex që
 përmban
 spektër të plotë të Vitaminave B, përfshirë
 këtu biotin, 
tiamine,
 B12, riboflavin dhe niacin. Ai rekomandon
 se grate shtatzana apo
 ato që kanë lindë të diskutojnë dozën e
 Vitaminës B9 me
 gjinekologun e tyre.

Sa i duhet një fëmije?

Sasia ditore e lejuar për fëmijë nga 
mosha 0 deri në 6 muaj
 është 65 mikrogram; 7-12 muaj, 80 mikrogram; 1-3 vite,
 150 mikrogram; 4-8 vite, 200 mikrogram;
9-13 vite, 300 mikrogram.

Si të marrësh sasi të mjaftueshme

 të Vitaminës B9 nga ushqimi?

Spinaqi, perimet gjethe gjelbra dhe fasulet janë
 burim i mirë me
 këtë vitaminë ashtu sikur produktet e 
fortifikuara si lëngu i
 portokallit, pjekurinat dhe ushqimet e thata nga drithërat. Burime 
tjera natyrale me folate janë shparga, bananet, shalqiri (bostani), 
limonët, bishtajoret, tharmi dhe kërpudhat.

A ka ndonjë rrezik të lidhur me sasi/doza të

 mëdha nga Vitamina B9?

Acidi folik ka pak efekte anësore edhe atëherë kur merret në doza
 të mëdha. Edhe pse vetë acidi folik nuk është problem, suplemental
 acid folik mund të maskoj simptomat e pernicious anemia, 
sëmundje fatale që shkaktohet nga mungesa e vitaminës B12. 
Sasi të mëdha (mbi 15,000 mcg) mund të shkaktojnë probleme 
stomaku, çrregullim gjumi, reaksione në lëkur dhe krizë mjekësore (ngërç).

A ka diçka tjetër për të konsideruar?

Absorbimi i acidit folik të shtuar (suplement) zvogëlohet pak kur 
merret me ushqim. Absorbimi apo shterimi i acidit folik mund të 
ndodhë tek ata që tepër përdorin alkoolin, ata që përdorin sasi të 
mëdha të antacideve, ata që u janë përshkruar antibiotik, ata që 
marrin aspirinë në mënyrë kronike dhe në doza të mëdha, apo ato\
 që marrin kontraceptiv oral. Përveç tjerash, acidi folik ku rmerret së
 bashku me Vitaminë B12, mund të rrit rrezikun e maskimit të
 mangësisë së Vitaminës 12. Duhet pasur kujdes kur këto dy
 vitamina merren së bashku

Vlerat kuruese te trendafilit te eger

                  
Tëndafili i egër është një bimë, që rritet 
 shkurre dhe vlerat e tij në kurimin e sëmundjeve 
jane të pallogaritshme
. Në mjekësinë popullore pjesët që ndihmojnë
 në lehtësimin e sëmundjeve
 janë frutet, që përftohen pas tharjes së luleve.
Frutet e trëndafilit të egër ndihmojnë mjaft në
 kurimin e disa prej sëmundjeve më të
 përhapura. 
Një ndihmesë të madhe
 u kanë dhënë të sëmurëve me anemi.
 Për rritjen e numrit të 
rruazave të kuqe në gjak dhe të
 hemoglobinës, mjekët
 këshillojnë që të sëmurët të pijnë 2 herë 
në ditë 
nga një gotë 
me çajin e përftuar nga frutet e copëtuara
 të bimës.

 Për përgatitjen e çajit nevojiten
 7 kokrra të copëtuara mirë të
 frutit, të cilat hidhen në
 një enë me ujë dhe lihet të zihen për 
10 minuta.Më pas ëmbëlsohet
dhe pihet çdo ditë para buke

Parandalimi
Rezultate të mira kjo bimë jep edhe në parandalimin e sëmundjeve të mushkërisë 
të shkaktuara
 nga ftohja ose pirja e tepërt e cigares. Shpesh dëmtimet në mushkëri 
shoqërohen me shfaqje
te kollës. Mënyra më e mirë për largimin e saj është çaji i tëndafillit. 
Çaji duhet të pihet
 disa herë në ditë deri në shërim të plotë, kur kolla të mos ketë lënë gjurmë.
 Ashtu si dhe
 shumë bimë të tjera, trëndafili i egër është një qetësues i shkëlqyer i
 dhimbjeve të stomakut 
dhe fryrjes së barkut gjatë ftohjes. Mjekët popullorë këshillojnë 2 gota 
çaj në ditë para buke
 dhe shqetësimet do të largohen shumë shpejt. Edhe për qetësimin e
 dhimbjeve të kokës
 me prejardhje nervore, ky çaj jep efekte të menjëhershme. 
Te njerëzit që vuajnë nga 
depresioni, këshillohet të pihet çaji i përftuar nga trëndafili.
 Pirja e çajit çdo ditë ndihmon
 në lehtësimin e situatës.

 Vaji

Jo vetëm frutet e bimës, por edhe vaji që nxirret prej gjetheve të saj ndihmon në
 kurimin
 e sëmundjeve. Rezultate të shkëlqyera jep në shqetësimet e tëmthit dhe
 rrit sasinë e 
lëngut në të. Gjashtë deri në 7 pika të vajit hidhen në gjysmë gote me ujë dhe
 pihet çdo
 mëngjes. Vaji këshillohet të përdoret edhe në qetësimin e dhimbjeve te femrat. 
Shumë 
i rëndësismëm është vaji i bimës në shërimin e plagëve kur shoqërohen 
me hemoragji. 
Në përbërje të vajit ekziston një substancë që mundëson mpiksjen e gjakut
 dhe ndalon
 hemoragjinë. Në këto raste lyerja e plagës 3 herë në ditë është shumë e
 rëndësishme.
 Trëndafili i egër ose Rosa canina, siç quhet në latinisht, është një bimë 
që mund
 të gjendet
 kudo ku ka shkurre dhe ka një përhapje të gjerë në të gjithë vendin.
 Kjo bimë
 mund të
 lulëzojë vetëm një herë në vit në muajin qershor. Frutet e saj janë të vetmet
 pjesë të 

bimës, që shërbejnë për kurimin e sëmundjeve.

Kure popullore per kurimin nga ulcera

See full size imageMerrni qumësht dhe patate.
pasi ta keni qeruar pataten
 lejeni  qumështin  te zieje me me pataten  brenda për 10 minuta. Pije te ngrohte nga pak
loading...